Një banesë është djegur mbrëmjen e sotme në Gjashtë, në periferi të qytetit të Sarandës. Banesa e djegur është në pronësi të Aristotel Papa dhe mësohet se zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale në orendi dhe pajisje elektroshtëpiake. Pavarësisht se në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin pronarët e saj, ata ende e kanë të paqartë shkakun e rënies së zjarrit. Në vendngjarje shkuan edhe forcat zjarrfikëse, të cilat do të kryejnë edhe hetimet për shkaqet.