Dy persona janë kallëzuar në Prokurorinë e Sarandës, pasi automjetet që ata dispononin rezultonin të vjedhura. Është bërë kallëzim ndaj shtetasit A.R, vjeç 31, banues në Sarandë, pasi nga verifikimi në sistem mjeti tip “Smart” rezulton i vjedhur. Gjithashtu është bërë kallëzim për shtetasin K.K vjeç 25, banues në Librazhd, pasi nga verifikimi në sistem mjeti tip “Benz”, rezulton i vjedhur. Cëhtja po hetohet nga organi i akuzës në Sarandë.
©ArgjiroLajm.net