Fundjava ka bashkuar apasionues të zhytjes si dhe vullnetarë të mbrojtjes së mjedisit në Sarandë.
Disa djem kanë arritur të nxjerrin sot nga thellësia e detit Jon një numër të madh gomash të hedhura në fund të tij. E gjitha kjo zhvillohet në kuadër të sensibilizimit të qytetarëve -për të mbrojtur jo vetëm mjedisin, por dhe pasuritë natyrore.
Shoqata ‘’Spiranca Diving Center’’ dhe ‘’Dhuro një Lule për Sarandën’’ kanë nxjerrë në sipërfaqe plot 500 goma.