• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Sazani grek” dhe “Zvërneci vorioepirot”, faqet greke ndezin propagandën kundër investimit që synon ta vendosë Shqipërinë në hartën e turizmit botëror (FOTO)

03/06/2026
“Sazani grek” dhe “Zvërneci vorioepirot”, faqet greke ndezin propagandën kundër investimit që synon ta vendosë Shqipërinë në hartën e turizmit botëror (FOTO)

Ndërsa në Shqipëri janë shtuar protestat kundër projektit të lidhur me Jared Kushner në Sazan dhe në zonën e Zvërnecit, disa faqe greke me profil nacionalist dhe influencues në rrjetin ‘X’ e kanë çuar retorikën përtej shqetësimeve mjedisore apo ligjore, duke e kthyer në një çështje pretendimesh etnike e territorial.

Nga postimet e monitoruara, vërehet se disa llogari që përhapin propagandë nacionaliste greke po përpiqen ta zhvendosin debatin nga projekti i investimit dhe pasojat e tij konkrete, drejt narrativës së vjetër nacionaliste të Vorio Epirit. Një prej influencuesve, me emrin Trikalinos në ‘X’ shkruan se Zvërneci është “një fshat i mrekullueshëm grek në rajonin e Vlorës”, ndërsa pretendon se qeveria shqiptare dhe familja Trump “po marrin shtëpitë e vorioepirotëve” në zonë. Postimi përdor edhe hashtag-un #ΒόρειοςΗπειρος, pra “Vorio Epiri”, duke e lidhur projektin e Zvërnecit me pretendime historike dhe etnike greke mbi jugun e Shqipërisë.

Në një tjetër postim, këtë herë nga një faqe me emrin ZenonPapazachos, që gjithashtu shpërndan propagandë ekstremiste të djathtë greke, ishulli i Sazanit paraqitet si “ishulli grek Sason”, i njohur, sipas autorit, që nga antikiteti dhe i banuar nga grekë prej vitit 1000 para Krishtit. I njëjti postim pretendon se në vitin 1914 shqiptarët kanë kryer një masakër ndaj banorëve grekë të ishullit dhe e lidh projektin e sotëm të Kushnerit me idenë provokuese se hotelet do të ndërtohen “mbi varret e grekëve të vrarë”. Faktikisht, ishulli i Sazanit nuk ka qenë kurrë i banuar, as në antikitet, veçanërisht sepse nuk ka burime uji të pijshëm.

Një postim tjetër nga po i njëjti profil në ‘X’ shkon edhe më tej, duke përzier projektin e Sazanit me teori konspirative dhe referenca ndaj Jeffrey Epstein. Aty thuhet se “dhëndri i Trumpit, Kushner, bashkë me mikun e tij Nat Rothschild” kanë blerë “ishullin grek Sazan” për ta kthyer në një “ishull të ri Epstein”. Përfshirja e emrit të Rothschild lidhet me deklaratën e Kushner gjatë një interviste, ku ai tha se e ka zbuluar zonën gjatë një udhëtimi me jahtin e Nat Rothschild, por postimi duket se e përdor këtë element për të ndërtuar një narrativë konspirative, jo për të analizuar faktet e projektit.

Një tjetër influencues, me emrin JOKAQARMY1, i njohur për shpërndarjen e narrativave proruse thotë se “Kryeministri Edi Rama ia ka shitur bregdetin e Vlorës Izraelit,” ndërsa shton se Kushner dhe Ivanka Trump do të ndërtojnë një “ishull për parazitët,” duke iu referuar pushuesve të pasur që pritet të pushojnë në atë resort kur të ndërtohet.

Këto dhe shumë faqe apo influencues që shpërndajnë narrativa nacionaliste greke, ruse dhe serbe duket se po prodhojnë tre narrativa të pabaza: se Zvërneci është një zonë “greke” ku po cenohen pronat e “vorioepirotëve”; se Sazani është një ishull “grek” i përvetësuar historikisht nga Shqipëria; dhe se projekti i Kushnerit nuk është thjesht një investim turistik i diskutueshëm, por pjesë e një skeme më të errët globale.

Prania e shtuar e narrativave të tilla ngre një pikëpyetje të rëndësishme mbi mënyrën se si pakënaqësitë e qytetarëve mund të jenë duke u shfrytëzuar nga aktorë të tjerë, me interesa krejt të ndryshme nga mbrojtja e mjedisit apo e pronës publike. Kur llogari nacionaliste greke e paraqesin Zvërnecin si “fshat grek” dhe Sazanin si “ishull grek”, ndërsa profile proruse apo të lidhura me narrativa serbe e kthejnë projektin në një histori shitjeje të Shqipërisë tek “Izraeli” apo tek elitat globale, atëherë bëhet e qartë se rreth protestës po përpiqen të ngjiten axhenda të rrezikshme nacionaliste dhe konspirative.

Related Posts

Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin
Kryesore

Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin

16/06/2026
Ndahet nga jeta pediatri i njohur, Edi Tushe
Kryesore

Ndahet nga jeta pediatri i njohur, Edi Tushe

16/06/2026
Rama në Athinë: Greqia, sot edhe e juaja aq sa e grekëve! Jo të gjitha dallimet janë sheshuar! Fantazmat e paragjykimeve shfaqen përmes ndonjë gojë apo dore të të shkuarës
Kryesore

Edi Rama: S’ka bir nëne a bir k…, që të gjejë në xhepin tim një qindarkë që s’është fituar me punë të ndershme

16/06/2026
11 shqiptarë të arrestuar në Greqi, grabisnin makina dhe u falsifikonin të dhënat
Kryesore

11 shqiptarë të arrestuar në Greqi, grabisnin makina dhe u falsifikonin të dhënat

15/06/2026
Deputeti i PS: SPAK është pasuri kombëtare!
Kryesore

Deputeti i PS: Kush i orientoi protestuesit në Rinas, ka bërë një akt antikombëtar

15/06/2026
Reagon kompania që do ndërtojë resortin në Sazan: Po projektojmë një destinacion të klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve
Kryesore

Reagon kompania që do ndërtojë resortin në Sazan: Po projektojmë një destinacion të klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve

15/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Botërori 2026/ Brazili dhe Turqia zhgënjejnë në ndeshjet e para, kritika ndaj Ancelotti-t dhe Montella-s

Botërori 2026/ Brazili dhe Turqia zhgënjejnë në ndeshjet e para, kritika ndaj Ancelotti-t dhe Montella-s

16/06/2026
Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin

Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin

16/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al