• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Seferi: Me Kombëtaren jap gjithmonë maksimumin

21/12/2020
Seferi: Me Kombëtaren jap gjithmonë maksimumin

Taulant Seferi është një nga futbollistët që mezi e pret ndërrimin e viteve, sepse beson që në janar do të ndërrojë ekip dhe do të ketë mundësi të luajë rregullisht, duke qenë se te kampionët në fuqi të Zvicrës, Young Boys nuk bën pjesë në planet e trajnerit dhe nuk ka marrë asnjë minutë këtë sezon. Në një lidhje me emisionin “Zona Gol” në Supersport, sulmuesi nga Tetova bashkëbisedoi me moderatorin Glend Tafaj, ku zbuloi se ka oferta nga disa klube dhe se në janar do të largohet nga Young Boys.
“Duhej të largohesha që këtë verë, por merkatoja u mbyll shpejt për shkak të koronavirusit dhe nuk arrita të gjej një skuadër tjetër. Te Young Boys nuk kam luajtur fare, por jemi në bisedime me 2-3 skuadra të ndryshme dhe është edhe në interesin e klubit që të pranojë largimin tim në merkaton e janarit. Jam i bindur që do të bëj një lëvizje për mirë në janar, për të shkuar diku ku të mund të luaj rregullisht”, u shpreh Seferi.
Me Young Boys ka qëndruar më së shumti në tribunë, por te Shqipëria Edi Reja e ka marrë në të gjithë grumbullimet dhe shpesh i ka dhënë mundësi të luajë, qoftë edhe si titullar, ndërsa Seferi e ka justifikuar me paraqitjet e mira në fushë. “Trajneri Reja më ka grumbulluar edhe pse nuk kam luajtur te Young Boys, ndaj i jam mirënjohës. Unë nga ana ime jam munduar të jap maksimumin dhe të bëj atë që trajneri ka kërkuar prej meje në fushën e lojës. Jam gjithmonë gati për Kombëtaren dhe do jam 100% sa herë të më kërkohet”, u shpreh Seferi. I pashmangshëm edhe një koment për shortin e eliminatoreve të Kupës së Botës “Katar 2022”, që do të startojë në marsin e vitit të ardhshëm dhe sheh kuqezinjtë në të njëjtin grup me skuadra të forta si Anglia e Polonia.
“Është një short i vështirë, pasi Anglia është një nga kombëtaret më të mira në botë dhe Polonia është shumë e fortë gjithashtu, por ne kemi treguar shenja rritjeje. Që në Lituani e Kazakistan treguam rritje, por fati nuk deshi të fitojmë, ndërsa më pas në tre ndeshjet e fundit fituam me meritë dhe zhvilluam lojëra shumë të bukura. Me besim dhe angazhim maksimal, them se do bëjmë paraqitje dinjitoze edhe në eliminatore”, u shpreh sulmuesi. Skuadra e Tiranës i dha fund aventurës europiane pikërisht nga humbja përballë Young Boys, një ndeshje të cilën Taulant Seferi e pa nga shkallët e stadiumit, ndërsa nuk ngurroi të komentojë edhe performancën e bardhebluve. “Isha në stadium bashkë me futbollistët e tjerë që nuk ishin grumbulluar për ndeshjen dhe me paraqitjen në 20 minutat e para, Tirana na befasoi të gjithëve. Më pas Young Boys e rriti nivelin dhe arriti të fitojë”, tha Seferi.

Related Posts

Bayern përmbys Osnabruck, spektakël bavarez në Kupë
Sport

Bayern përmbys Osnabruck, spektakël bavarez në Kupë

03/09/2026
Legjionarët/ Gola kuqezi, Manaj realizon sërish, por s’mjafton. Kristjan Shpendi e mbyll aventurën te Çesena me gol – Balkanweb.com – News24
Sport

VIDEO/ Dopietë në Turqi, Manaj “rrëmben skenën” me Sivasspor

02/09/2026
“Broja s’është i dëmtuar”, tekniku i Burnley “lë në klasë” sulmuesin kuqezi
Sport

Shitja nga Burnley jep efektet e para, rikthehet Armando Broja dhe pse jo si do të donte

02/09/2026
Çmim për të fituar më vonë – Balkanweb.com – News24
Sport

Antoneli e nis Monzën nga fundi, shefi i Mercedesit: Çmim për të fituar më vonë

02/09/2026
NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)
Sport

VIDEO/ Asani realizon gol në Iran, i dyti sezonal – Balkanweb.com – News24

02/09/2026
Çmim për të fituar më vonë – Balkanweb.com – News24
Sport

Çmim për të fituar më vonë – Balkanweb.com – News24

02/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bayern përmbys Osnabruck, spektakël bavarez në Kupë

Bayern përmbys Osnabruck, spektakël bavarez në Kupë

03/09/2026
Legjionarët/ Gola kuqezi, Manaj realizon sërish, por s’mjafton. Kristjan Shpendi e mbyll aventurën te Çesena me gol – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Dopietë në Turqi, Manaj “rrëmben skenën” me Sivasspor

02/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al