• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sergio Ramos nuk rinovoi, lojtarët e Realit përçahen në grupe

08/01/2021
Sergio Ramos nuk rinovoi, lojtarët e Realit përçahen në grupe

Skuadra e Realit të Madridit po dëgjon dhe po lexon me vëmendje çdo lajm që vjen nga situata e negociatave për rinovimin e kontratave të dy lojtarëve të rëndësishëm, si Luka Modriç dhe Serxho Ramos. Ka një grup të madh të futbollistëve që nuk i kuptojnë aspak veprimet e klubit. Disa lojtarë nuk gjejnë dot arsyet pse drejtuesit nuk i rinovojnë kontratën Ramosit, i cili ka 16 vite në klub dhe duan që të afrojnë një lojtar si David Alaba me të njëjtën pagë. Kjo nuk do të thotë që ata nuk e vlerësojnë mbrojtësin aktual të Bajernit, por thonë se duhet të përshtatet në skuadrën e re. Futbollistët gjithashtu nuk janë dakord për uljen e pagës vjetore deri në 10% për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia.
Ramos gjithashtu nuk e ka pranuar diçka të tillë dhe skuadra e ka mbështetur. Senatorët i kuptojnë gjithashtu planet që ka klubi për të ardhmen për transferimin e Mbapesë, Kamavingës apo Alabës. Por ata fillimisht kërkojnë respektimin e kontratave të tyre dhe marrjen e plotë të pagave. Lojtarët këmbëngulin me idenë se këtë vit nuk ka pasur ndërprerje të kompeticionit apo situatë alarmi dhe paratë nga të drejtat televizive janë marrë. Me përjashtim të Barcelonës, në asnjë skuadër tjetër nuk do të ketë ulje të pagave.
ALABA – David Alaba kërkon 12 milionë euro në vit, po aq sa është rroga e Serxho Ramosit dhe kjo gjë duket se ka krijuar polemika të mëdha në skuadër. Ai do të jetë një nga futbollistët më të paguar të skuadrës madrilene dhe kjo krijon pakënaqësi te lojtarët aktualë. Skuadra është pozicionuar haptazi pro kapitenit Serxho Ramos dhe kjo mund të shkaktojë probleme të shumta në zhvillimin e sezonit. Trajneri Zinedin Zidan kërkoi që gjithçka të zgjidhet sa më shpejt me idenë që Ramos do të rinovonte kontratën. Por, kapiteni i tha Perezit se nuk ka ndërmend që të rinovojë dhe do të dëgjojë oferta të tjera. Kjo është diçka e rrezikshme sepse Reali është në garë për trofe të rëndësishëm në këtë sezon dhe përçarja në klub mund të sjellë pasoja edhe në rezultate. Edhe Lukas Vaskez nuk ka pranuar të rinovojë, ndërsa Modriç ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për të qëndruar edhe një vit në Madrid. Sigurisht që kjo gjë nuk e ka kënaqur kapitenin… Mund të krijohen dy fronte brenda skuadrës dhe kjo do ta hidhte sezonin në erë.

Related Posts

Bayern përmbys Osnabruck, spektakël bavarez në Kupë
Sport

Bayern përmbys Osnabruck, spektakël bavarez në Kupë

03/09/2026
Legjionarët/ Gola kuqezi, Manaj realizon sërish, por s’mjafton. Kristjan Shpendi e mbyll aventurën te Çesena me gol – Balkanweb.com – News24
Sport

VIDEO/ Dopietë në Turqi, Manaj “rrëmben skenën” me Sivasspor

02/09/2026
“Broja s’është i dëmtuar”, tekniku i Burnley “lë në klasë” sulmuesin kuqezi
Sport

Shitja nga Burnley jep efektet e para, rikthehet Armando Broja dhe pse jo si do të donte

02/09/2026
Çmim për të fituar më vonë – Balkanweb.com – News24
Sport

Antoneli e nis Monzën nga fundi, shefi i Mercedesit: Çmim për të fituar më vonë

02/09/2026
NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)
Sport

VIDEO/ Asani realizon gol në Iran, i dyti sezonal – Balkanweb.com – News24

02/09/2026
Çmim për të fituar më vonë – Balkanweb.com – News24
Sport

Çmim për të fituar më vonë – Balkanweb.com – News24

02/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bayern përmbys Osnabruck, spektakël bavarez në Kupë

Bayern përmbys Osnabruck, spektakël bavarez në Kupë

03/09/2026
Legjionarët/ Gola kuqezi, Manaj realizon sërish, por s’mjafton. Kristjan Shpendi e mbyll aventurën te Çesena me gol – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Dopietë në Turqi, Manaj “rrëmben skenën” me Sivasspor

02/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al