Fshati Dhoksat në Gjirokastër u përball me pasojat e shirave të dendura që shkaktuan erozion dhe shembën shtëpinë e familjes Çepa.
Pas dëmeve të shkaktuara nga moti i keq, Bashkia e Gjirokastrës ka konstatuar dëmtime në rreth 130 shtëpi dhe biznese. Aktualisht, 14 familjeve që kanë mbetur të pastreha po u ofrohet subvencion për pagesën e qerasë.
Autoritetet lokale vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur rreziqe të mëtejshme.








