Një 49-vjeçar nga Gjirokastra ka kallëzuar në polici dy vëllezërit e tij për dhunë. Policia thotë se u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin A.P, vjeç 49, banues në Gjirokastër, pasi vëllezërit, shtetasit E.P dhe I.P, vjeç 44 e 41, banues në Gjirokastër, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Gjirokastër, për veprën penale “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
©ArgjiroLajm.net