• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sherr për plazhin në Ksamil, denoncon biznesmeni: Nuk dua të derdhet gjak si në Velipojë. Ia kanë dhënë në mënyrë korruptive një punonjësie policie

30/06/2021
Sherr për plazhin në Ksamil, denoncon biznesmeni: Nuk dua të derdhet gjak si në Velipojë. Ia kanë dhënë në mënyrë korruptive një punonjësie policie

Pas Velipojës, ka lindur një konflikt për stacionet e plazhit edhe në Ksamil. Pronari i një hoteli të njohur, Albert Sula, njëherësh dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Sarandë është përplasur me punonjësit e policisë, të cilët kanë shkuar dhe i larguan çadrat dhe shezlongët.

Ai tregon se atë pjesë plazhi e shfrytëzon prej 15 vitesh, ndërsa tani me mënyrë korruptive ia kanë kaluar pa asnjë kriter një punonjësi policie.

“Problemi tani është shumë i madh për mua. Realisht unë jam njeri me karakter që nuk më pëlqen që në një konflikt të derdhet gjak si në Velipojë, por kërkoj nga drejtësia, drejtësi.

Ky problem është në lidhje me kontratën me stacionin e plazhit që i është dhënë një punonjësi të policisë, i cili ka aplikuar në emrin e gruas së vet”, tha biznesmeni.

Sula shpreh shqetësimin për pjesën e plazhit, duke u prononcuar se hapësirën e shfrytëzuar prej tij, ia kanë dhënë policit.

“I janë dhënë padrejtësisht 400 metra katrorë në territorin e plazhit tim dhe me pak fjalë e gjeti të shtruar, të investuar nga unë, të mirëmbajtur 12 muaj të vitit. Bashkia i bëri procedurat pa pyetur fare pasi unë jam një qytetar që kam investuar aty.

Në këto rrethana duhet që të mos goditet një biznes i ndershëm. Personi në fjalë nuk e meriton. Ka një lokal me qira me metra të kufizuar 50 metra.

Është një i ardhur që futet direkt në një ambient që e kam pasur me kontratë dhe kam paguar taksa gjithmonë”.

Ai vë në dukje se punonjësi i policisë nuk plotëson asnjë kriter, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Bregdetit nuk i ka dhënë sqarim.

“Bëj thirrje që drejtësia siç ka filluar të funksionojë më mirë të zgjidhë hallet dhe problemet e njerëzve që të mos konfliktohen dhe mos kalojnë në vëllavrasje. Këto janë të lidhura edhe me vendimmarrjet e institucioneve të ndryshme”, tha ai.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Të shijojmë fitoren dhe të mendojmë për Bjellorusinë”, Maran: Kjo është Shqipëria që dua, vazhdojmë me këtë hap

“Të shijojmë fitoren dhe të mendojmë për Bjellorusinë”, Maran: Kjo është Shqipëria që dua, vazhdojmë me këtë hap

13/11/2026
VIDEO/ Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al