• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sherri me 3 persona, adoleshenti në Tepelenë merr kallashin, ndërhyn policia (FOTO)

30/09/2022
Ndërtim pa leje dhe kanosje e një gruaje, dy persona nën hetim në Gjirokastër

Një ngjarje e rëndë për pak ka ndodhur në Tepelenë, ku një 17 vjeçar me iniciale R. H. është arrestuar, pasi ishte duke lëvizur nëpër qytet me një kallashnikov me vete. Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me tre bashkëmoshatarë, është larguar, ka marrë një armë zjarri dhe më pas është rikthyer në vendin e konfliktit. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit R. H., u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë/ Tepelenë

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm me pasoja të rënda për jetën i një konflikti mes disa adoleshentëve. Sekuestrohet një armë zjarri automatik, me krehër me fishekë dhe një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Arrestohet në flagrancë një 17-vjeçar.

Në sallën operative Tepelenë, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “15 Shtatori”, Tepelenë, një shtetas qarkullonte me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi i shtetasit R. H., 17 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit automatik që ai mbante me vete.

LEXO EDHE: Dalin përgjimet e bandave shqiptare në Athinë/ Si spiunonte policija greke e infiltruar për llogari të të dashurit shqiptar

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me tre bashkëmoshatarë, është larguar, ka marrë një armë zjarri dhe më pas është rikthyer në vendin e konfliktit. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve policore është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, shtetasi R. H., i cili në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit R. H., u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë janë shoqëruar edhe tre shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt. Po punohet për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related Posts

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës
Blog

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026
‘Grupe serbe e greke që punojnë kundër Shqipërisë’/ Reagon Rama: Avash-avash të gjithë do dalin! Flamingot do habiten si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme
Kryesore

‘Grupe serbe e greke që punojnë kundër Shqipërisë’/ Reagon Rama: Avash-avash të gjithë do dalin! Flamingot do habiten si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme

21/06/2026
E djeshmja nuk është më!
Kryesore

Ditmir Bushati: Protestuesit nuk janë nxitur nga Irani dhe as nga algoritmi. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë

21/06/2026
Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë
Kryesore

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

21/06/2026
Kryesore

Deputeti i Vlorës: Qeverinë tonë dimë ta kritikojmë edhe vetë. Unë zgjedh Shqipërinë e fortë, jo revolucionin

21/06/2026
Spiropali sfidon Ramën: Po, do ta kemi marrëveshjen për Shqipërinë e re. PS duhet të mbledhë mendjen dhe të vetëpastrohet
Kryesore

Spiropali sfidon Ramën: Po, do ta kemi marrëveshjen për Shqipërinë e re. PS duhet të mbledhë mendjen dhe të vetëpastrohet

21/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026
Aksidenti me 4 të vdekur në Tepelenë, reagon Taulant Balla

‘Rinia e Epirit të Veriut’ : Regjimi i Ramës kolapsoi! Reagon Balla: Qeverinë e Shqipërisë e vendosin vetëm shqiptarët

21/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al