• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sherri në Ksamil, gazetarja tregon si u qëllua aktori me tytë pistolete

03/08/2019
Sherri në Ksamil, gazetarja tregon si u qëllua aktori me tytë pistolete

Një aktor i formatit televiziv ‘Bukë me vete’ në Ora News, u godit me tytë pistolete, mbrëmjen e djeshme në Ksamil, në rrethana ende të paqarta, nga një person i paidentifikuar.

Aktori, Enea Arapi u godit pasi grupi kishte përfunduar xhirimet në një prej lokaleve të zonës. Lidhur me këtë ngjarje, në një lidhje telefonike në Ora News, ka rrëfuer edhe drejtuesja e formatit, Roza Lati e cila ka dhënë më tepër detaje për ngjarjen.

Roza Lati: Dje pasdite ne kemi qenë në Ksamil duke xhiruar emisionin “Bukë me vete” ka qenë pjesa e ‘barbecue’ që ne xhirojmë. Ndërkohë mblodhëm të gjitha gjërat dhe do të drejtoheshim për në shëtitoren e Sarandës për të bërë kamerat e fshehta. Kemi qenë me 3 mjete me vete. Ka qenë kamperi përpara duke ecur, ka qenë makina e RTV Ora dhe Pezhoja, makina ime personale që unë e mora në këtë udhëtim të fundit që po bëj. Kur kemi kaluar para restorantit, ka kaluar kamperi i pari avash avash, ka kaluar makina e Orës dhe kur ka qenë makina Pezho në të cilën ka qenë Enea Arapi i njohur si ‘Boli’ dhe Rei që është fotografi zyrtar i “Bukë me vete”.

Për RTV Ora, Enea ka treguar se si ndodhi sherri. Ai thekson se zotëria që e kishte qëlluar me tytën e pistoletës, i kishte thënë të ngadalësonte makinën, ndërkohë që Enea pohon se ishte duke ecur shumë avash.

Enea Arapi: Unë kam qenë duke ecur me një shpejtësi shumë minimale, sepse aty është edhe rruga e prishur, ka edhe litarë në mes që nuk të lejojnë të ecësh shpejt. Aty më del një zotëri përpara dhe më thotë që të ngadalësojë, ishte diku aty me një femër dhe një djalë të ri. Më vjen tek xhami i shoferit dhe me një inat dhe një mllef më thotë “ku shkon, pse ecën kështu?” Ndërkohë unë isha shumë ngadalë.

E pyes: “Ore vëlla ku po shkoja? Dhe tentoj të dal nga makina.”

Në atë moment më mbyll derën e makinës, nxjerr pistoletën nga çanta dhe më godet në faqe, që e kam akoma shenjë. Unë sa largohem nga ai marr direkt policinë në telefon që të gjeja një zgjidhje. Ai u largua pa të keq në drejtim të pedonales së Ksamilit.

Roza ngre dyshime se situata e krijuar është e kamufluar. Madje shkon edhe më tej duke pohuar se dyshon që personi që e goditi Enean është pjesë e stafit të restorantit, para së cilit ka ndodhur ngjarja, pasi edhe kamerat ishin shkulur.

Roza Lati: Aty në atë moment unë kam qenë tek kampi përpara kur me telefonuan çunat dhe më thanë: “Hajde Roza na qëlluan me pistoletë”.

Në atë moment unë mendova se i kishin shtënë me pistoletë u panikosëm të gjithë dhe kur kthehemi shohim Enean me faqen e skuqur, i ishte lënë shenjë. Nuk është se kanë patur ndonjë diskutim. Vetëm pak fjali janë shkëmbyer midis zotërisë dhe Eneas.

Kur ka ardhur policia, një zotëri qeros, i shëndetshëm më tha: “Unë jam civil. E di shumë mirë lokalin, nuk ka asgjë këtu nuk e njohim, nuk e dimë kush është zotëria.”

Pastaj kur unë u largova për tek kamperi që kisha aktoren, në momentin që u kthehem i thashë: “Sipas ligjit duhet të ketë kamera dhe duhet të jetë filmuar e gjithë situata”, sepse ne ishim para restorantit. Kamerat nuk ishin funksionale të restorantit, ishin të shkulura. Kjo është një tjetër çështje ligjore që i përket restorantit që duhet të ballafaqohen. Më shumë duket si një situatë kamufluese që ky zotëria me armë duhet të jetë dikush, një pjesëtar i stafit të restorantit duke marrë parasysh situatën dhe reagimin e stafit apo reagimin e policisë aty vërdallë.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al