• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shevchenko vizitë në Shqipëri, flet për kombëtaren: Mund të arrini një kualifikim të madh

22/02/2025
Shevchenko vizitë në Shqipëri, flet për kombëtaren: Mund të arrini një kualifikim të madh

“Shtëpia e Futbollit” mirëpriti në një vizitë zyrtare Presidentin e Federatës Ukrainase, Andriy Shevchenko.

I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, Drejtori Administrativ, Aldi Topçiu, dhe Anëtari i KE-së, Envi Hicka, kreu i Federatës Ukrainase pati mundësinë të njihte më nga afër historinë dhe arritjet e futbollit shqiptar ndër vite.

Gjatë vizitës, Andriy Shevchenko inspektoi qendrën stërvitore të ekipit kombëtar, terrenet e “Shtëpisë së Futbollit”, muzeun dhe ambientet e administratës së FSHF-së.

Të dyja palët shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e mëtejshëm të futbollit, ndanë eksperienca dhe diskutuan për projekte të ndryshme dhe investime infrastrukturore.

Në një prononcim për fshf.org, Andriy Shevchenko shprehu kënaqësinë për vizitën në Tiranë dhe falënderoi Presidentin Duka dhe FSHF-në për ftesën dhe mikpritjen. Ai gjithashtu vlerësoi zhvillimin e futbollit në Shqipëri.

“Faleminderit, jam shumë i kënaqur që jam këtu, dua të falënderoj Presidentin Armand Duka, një mik, për këtë mundësi të bukur dhe për mikpritjen. Jam shumë i impresionuar nga puna që është bërë. Vij në Shqipëri prej shumë kohësh dhe shoh vendin që po rritet shumë. I gjithë vendi po rritet, por besoj se zhvillimi më i madh vjen edhe nga futbolli, që po rritet shumë. Kjo qendër sportive e bukur, me zyra, fusha stërvitjeje me strukturat e përshtatura për të pritur skuadrat e nivelit të lartë, duke i dhënë atyre të gjitha mundësitë për t’u përgatitur më mirë për stërvitje.

Kam vizituar shumë qendra sportive dhe jam i impresionuar sepse organizimi dhe ideja e të ndërtuarit të një projekti të rëndësishëm, një projekt që mbi të gjitha është i përshtatur për të gjithë ata që bëjnë pjesë në Federatë, sepse shohim futbollin e vajzave dhe të djemve, strukturat e duhura për të mirëpritur evente, shoh struktura të përshtatshme për evente futbollistike, për fëmijë, për të rritur, e mbi të gjitha për skuadrat kombëtare. Qendra ka gjithashtu një muze shumë të bukur, ishte shumë interesante, mësova sot shumë gjëra që nuk i dija”, tha Shevchenko.

Më tej ai i uroi sukses futbollit shqiptar, FSHF-së dhe ekipit Kombëtar në kualifikueset e Kupës së Botës.

“I uroj futbollit tuaj, të gjithëve ju, të vazhdoni këtë rrugë në ngjitje, të kualifikoheni për diçka të rëndësishme. E di që keni një grup të vështirë, por futbolli luhet i barabartë kur nis ndeshja, ndaj është e rëndësishme të keni besim”, përfundoi Shevchenko.

Related Posts

Katastrofë mjedisore në Lushnje, rezervuari thahet dhe tonelata peshqish mbeten në baltë
Kryesore

Katastrofë mjedisore në Lushnje, rezervuari thahet dhe tonelata peshqish mbeten në baltë

29/09/2026
Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, plagosen dy persona
Kryesore

Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, plagosen dy persona

29/09/2026
Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish
Kryesore

Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish

28/09/2026
Aksident në Kardhiq-Delvinë, familja po kthehej nga pushimet në Sarandë, plagoset vajza e mitur
Kryesore

Rriten me 6.2% aksidentet në tetë muajt e parë të 2026, ja ndarja sipas qarqeve

28/09/2026
Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë
Kryesore

Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë

28/09/2026
Kush është Elvis Lila, shefi i ri i komanduar i SHISH
Kryesore

Kush është Elvis Lila, shefi i ri i komanduar i SHISH

28/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjermania humbet lojtarin, mungon në ndeshjet e radhës

Gjermania humbet lojtarin, mungon në ndeshjet e radhës

30/09/2026
LIGA E KOMBEVE/ Superkompjuteri e bën thuajse të sigurt pas rezultateve të fundit, Shqipëria me dy bonuse të mëdha për Europianin – Balkanweb.com – News24

LIGA E KOMBEVE/ Superkompjuteri e bën thuajse të sigurt pas rezultateve të fundit, Shqipëria me dy bonuse të mëdha për Europianin – Balkanweb.com – News24

30/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al