• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shifrat “dënojnë” Mbappe, “gjeli” një shqetësim për Arbeloa-n

17/04/2026
Shifrat “dënojnë” Mbappe, “gjeli” një shqetësim për Arbeloa-n

Në Madrid, prej vitesh, nga tifozi më i thjeshtë dhe deri te presidenti Perez, të gjithë ëndërronin transferimin e Kylian Mbappe. Bosi i Realit bëri gjithçka për të siguruar kartonin e “gjelit” më të famshëm, por gjërat nuk shkuan ashtu siç të gjithë parashikonin. Me Mbappe në formacion, Reali po shkon drejt sezonit të dytë radhazi pa trofe, një përfundim i hidhur që ka tërbuar presidentin Perez.

Në shifra, Mbappe jo vetëm që nuk është një bekim, lojtari që të gjithë mendonin se do të pasonte trashëgiminë e Ronaldo-s, por fusha po vërteton totalisht të kundërtën. Ndaj Bayern Munich ishte ndeshja e katërt radhazi që Real Madrid nuk arriti të fitojë, për ironi të fatit apo jo, kjo ishte ndeshja e katërt që Mbappe ishte rikthyer në formacion. Ajo që rendon edhe më shumë është fakti që Reali pa Mbappe kishte fituar 5 ndeshje radhazi. Rastësi ose jo, këto janë fakte, në shifra, Reali nuk fiton dot me Mbappe në formacion.

Së fundmi, edhe vetë francezi e pranoi se një tjetër sezon pa trofe është një dështim për një ekip si Real Madrid: “E provuam deri në fund, por nuk mjaftoi. Është zhgënjyese të eliminohesh nga një turne i tillë, kaq i rëndësishëm, por duhet të shohim përpara. Duhet të analizojmë me kujdes se çfarë ndodhi për të evituar në të ardhmen një tjetër zhgënjim, por ne nuk do të dorëzohemi kurrë. Në Madrid dështimi nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një opsion. Ju premtojmë vetëm një gjë, do të rikthehemi të fitojmë shumë shpejt”, shkruan Mbappe në një postim në Instagram.

Related Posts

Rikthehet në Bukuresht, tifozët rumunë i rezervojnë një pritje madhështore legjendës kuqezi
Sport

Rikthehet në Bukuresht, tifozët rumunë i rezervojnë një pritje madhështore legjendës kuqezi

19/04/2026
MLS/ Lionel Messi i papërmbajtshëm, argjentinasi realizon dopietë ndaj Colorado-s
Sport

MLS/ Lionel Messi i papërmbajtshëm, argjentinasi realizon dopietë ndaj Colorado-s

19/04/2026
Goditje e rëndë për Gjermaninë, “ylli” i Bayern Munich humbet botërorin
Sport

Goditje e rëndë për Gjermaninë, “ylli” i Bayern Munich humbet botërorin

19/04/2026
Premier League/ United konsolidon pozitat në zonën Champions, De Zerbi merr pikën e parë me Tottenham
Sport

Premier League/ United konsolidon pozitat në zonën Champions, De Zerbi merr pikën e parë me Tottenham

19/04/2026
United feston në Londër, merr 3 pikë ndaj Chelseat
Sport

United feston në Londër, merr 3 pikë ndaj Chelseat

18/04/2026
Botërori 2027 për vajza / Shqipëria luan ndeshjen e kualifikueseve ndaj Uellsit në “Elbasan Arena”
Sport

Botërori 2027 për vajza / Shqipëria luan ndeshjen e kualifikueseve ndaj Uellsit në “Elbasan Arena”

18/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tuna përfshihet në aksident! Si është gjendja e saj?

Tuna përfshihet në aksident! Si është gjendja e saj?

19/04/2026
“Kam humbur 380 mijë dollarë për gjysmë ore”/ Rrëfimi tronditës i Rogertit në ‘Big Brother VIP Albania’

U eliminua i pari nga katër finalistët, Rogerti: Këto bëhen për politikë

19/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al