• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shihni si është transformuar “luani me një sy” që shpëtoi nga kopshti zoologjik i ferrit në Fier (VIDEO)

13/05/2020
Shihni si është transformuar “luani me një sy” që shpëtoi nga kopshti zoologjik i ferrit në Fier (VIDEO)

I cilësuar në fund të vitit 2018 si një nga kopshtet zoologjike më të tmerrshme në Evropë, “Parku Safari” në Fier tashmë është i mbyllur. Kafshët u shpëtuan falë jehonës në mediat ndërkombëtare, për kushtet ekstreme ku gjendeshin.

Organizata ndërkombëtare “Katër Putrat”, kishte hetuar për këtë kopësht zoologjik që prej dhjetorit të vitit 2015. Por për shkak të ligjeve, ishte bërë e pamundur ndërhyrja për të shpëtuar kafshët. Çështja mori përmasa të mëdha pas publikimit të disa fotove në tetor 2018, ku tregoheshin kushtet e tmerrshme.

Në një mision shpëtimi të drejtuar nga policia shqiptare, u shpëtuan mes të tjerëve, tre luanë dhe tre arinj. Fillimisht ata u dërguan në kopshtin zoologjik të Tiranës, pasi në atë gjendje që ishin nuk mund të transferoheshin në një distancë të largët.

Gjatë operacionit, për arsye sigurie, pronari nuk u njoftua lidhur me vendimin për t’i konfiskuar kafshët për çështje sigurie. Forcave të policisë iu desh të hapnin me forcë portën që t’u lejonin hyrjen një ekipi prej 20 personash.

Të gjitha kafshët ishin në gjendje të mjerueshme. Luani Lenci kishte probleme me syrin e majtë dhe kishte nevojë për trajtim të menjëhershëm.

“Jemi krenarët që i nxorëm ato kafshë nga ai burg”, shprehet Ioana Dungler, drejtore e Departamentit të Kafshëve të Egra në organizatën ndërkombëtare “Katër Putrat”.

Në listë për t’u shpëtuar ishin 12 kafshë; tre luanë, tre arinj, një zebër, një dhelpër, një antilopë, një dre bashkë me tre drerë të tjerë që ndodheshin në kopshtin zoologjik të Tiranës. Zebra ngordhi gjatë transportimit nga Fieri për në Tiranë.

Tre luanët u përcaktua që të transferoheshin më tej në Holandë, në një qendër për rehabilitimin e tyre, kurse ariu Dushi u transferua në Gjermani.

Luani Lenci ka lindur në vitin 2010. Ai u bë luani më i famshëm gjatë operacionit të shpëtimit, për shkak të problemit që kishte në njërin sy. Sot syri i tij është shëruar, por sërish ka mbetur pak i vogël.

Pas disa viteve të tmerrshme në Fier, sot ai bën një jetë dinjitoze. Më 7 maj 2019, ai bashkë me dy luanët e tjerë u transferuan nga Tirana në Nijeberkoop, Holandë.

Ekipi i “Katër Putrave” udhëtoi 52 orë dhe përshkoi 3 mijë km për të dërguar në një shtëpi të re kafshët e gjora, Lencin, Bobin dhe Zhakun.

Vetëm dy muaj pasi kishte mbërritur në Holandë, Zhakut iu dha lamtumira e fundit. Kjo pasi mushkëria e tij ishte dëmtuar shumë keq.

Lenci, edhe pse në momentin kur mbërriti nuk ishte në gjendje as të qëndronte në këmbë, luftoi fort për ta marrë veten. Veterineri zbuloi se luani kishte hernie që i kishte shkaktuar paralizim të këmbëve të pasme.

Ende nuk dihet nëse, Lenci do të mund të shërohet plotësisht por ai vijon të luftojë. Punonjësit e qendrës së përkujdesjes në Holandë thonë se, një vit nga mbërritja, Lenci është sot më miqësor, gazmor dhe aktiv.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Mou2”, “Speciali” prezantohet pas Bilbao-s, kontratë deri në 2028

“Mou2”, “Speciali” prezantohet pas Bilbao-s, kontratë deri në 2028

18/05/2026
Misteri i shisheve të shampanjës në rrënojat e Titanikut, pse nuk u thyen në fund të Atlantikut

Misteri i shisheve të shampanjës në rrënojat e Titanikut, pse nuk u thyen në fund të Atlantikut

18/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al