Një automjet tip Mercedez Benz është përfshirë nga flakët, në fshatin Metoq, Sarandë. Automjeti i cili kishte pësuar defekt si pasojë e një shkëndije elektrike në ecje, është përshirë menjëherë nga flakët. Shërbimi i zjarrfikës ka mbërritur menjëherë për shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht personat e ndodhur në automjet kanë dalë prej tij pa lëndime. Argjirolajm.net sjell video nga momenti i ngjarjes.