Arben Kaçorri, drejtor ekzekutiv në Ujesjellësin e Tepelenës dhe Memaliajt është shkarkuar nga detyra tre ditë më parë, dhe largimi i tij, ka ngjallur reagim në rrjetet sociale. “Bëra ç’munda për të sjellë ujin e pijshëm në cdo fshat në zonën tonë” thotë ai në rrjetin social facebook, aty ku në fakt në mënyrë të përditshme tregonte sesi punohej në zonë.
“Unë u mundova të bëj sa munda në sistemin e ujësjellësave, në qytetet Tepelene e Memaliaj, e deri në zonat e thella, Izvori, kalivaci, Progonati, Dragoti e plot e plot të tjera. Por nuk mund të rrija pa reaguar dhe të ngrija zërin për ujësjallësa që ekzistonin veç në letra. Doja që sipas ligjit të bënim një punë të përbashkët me aksionerët. Por debatet dhe kritikat ndaj atyre që e quajnë veten pronar të pronave të shtetit, dhe për të mbyllur zërin, vendosën hakmarrjen…të më largonin nga puna. Po kjo më jep shumë fuqi. Përballja me drejtësinë do të jetë së shpejti. Organet kompetente do ti shkojnë deri në fund. Ka një pjesë të dytë” shkruan Kaçorri.