• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shkarkon Kuvendi, Metën apo shpërndan Meta, Kuvendin?

10/06/2019
Meta ‘acaron’ Ramën/ Pas teatrit, i kthen në Kuvend edhe një tjetër ligj

Nga Eduard Zaloshnja

Elisa Spiropali, zëdhënësja de facto e Edi Ramës, deklaroi se Kuvendi do të nisë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Ndërsa Rama deklaroi në një tubim elektoral, se priten edhe vendime më ekstreme të Metës, pas atij për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit (në portalet dhe kafenetë e Shqipërisë qarkullon parashikimi se një vendim ekstrem i tij do të jetë shpërndarja e Kuvendit). Por sa gjasa kanë realisht këta skenarë?

Le të fillojmë me të parin. Kuvendi mund të votojë me 2/3 për shkarkimin e Metës, por që ai ta lërë zyrën aktuale, do duhet një vendim përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese. Por kjo e fundit ka vetëm një anëtar aktualisht. Dhe Zoti e di se sa kohë do të duhet që ajo të plotësohet me 8 anëtarë të tjerë. Me pak fjalë, votimi në Kuvend për shkarkimin e Metës do të ketë vetëm vlerë propagandistike, deri kur të krijohet kuorumi i nevojshëm në Gjykatën Kushtetuese…

Skenari i dytë është disi më i komplikuar. Le të supozojmë për një çast se Meta dekreton shpërndarjen e Kuvendit dhe ky i fundit pranon të shpërndahet. Deri në krijimin e një qeverie tjetër, të dalë nga zgjedhjet e parakohëshme, Rama dhe ministrat e tij mbeten në detyrë.

Por pikërisht një skenari të tillë i druhen PD-ja dhe partia e Metës. Me Edi Ramën kryeministër, ata mendojnë se i humbin zgjedhjet. Dhe meqë Meta nuk ka instrumenta për ta detyruar Ramën të dorëhiqet, shpërndarja e Kuvendit nuk do t’i shërbente strategjissë opozitare për të shkuar në zgjedhje pa Ramën në Kryeministri…

Po a ka mundësi praktike ta shpërndajë Meta Kuvendin, në qoftë se ky i fundit nuk pranon të shpërndahet. Meta mund të nxjerrë një dekret për shpërndarjen e Kuvendit, por ky i fundit duke iu referuar edhe deklaratave zyrtare të kancelerive perëndimore mbi legjitimitetin e tij, e atakon dekretin në Gjykatën Kushtetuese. Por kjo e fundit ka vetëm një anëtar aktualisht. Dhe Zoti e di se sa kohë do të duhet që ajo të plotësohet me 8 anëtarë të tjerë.

Me pak fjalë, dekreti i Metës do të ketë vetëm vlerë propagandistike, deri kur të krijohet kuorumi i nevojshëm në Gjykatën Kushtetuese.

Me fjalë të tjera, lufta propagandistike mund të vazhdojë, por zgjidhja e krizës do të gatuhet (si zakonisht) në Berlin dhe Uashington. Dhe mund të jetë e ngjashme me atë të 17 majit 2017…(Realstory.al)

Related Posts

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

18/12/2025
Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al