• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shkelësit e karantinës/ Rreth 5 mijë gjoba për qytetarët, hiqen edhe qindra patenta. Policia e Shtetit ka një apel të veçantë për lokale

03/05/2020
Shkelësit e karantinës/ Rreth 5 mijë gjoba për qytetarët, hiqen edhe qindra patenta. Policia e Shtetit ka një apel të veçantë për lokale

Që prej datës 18 prill e deri e derit të premten që lamë pas janë vendosur 4857 masa administrative ndaj qytetarëve mos zbatimin e rregullave të vendosura kundër koronavirusit.

Ndërkohë, 468 drejtues mjetesh janë konstatuar në shkelje të urdhrit të ndalim- qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në bazë të Aktit Normativ.

As lokalet nuk i kanë shpëtuar masave, ndërsa janë konstatuar 69 lokale në shkelje.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar kontrollet në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në këtë kuadër, në harkun kohor 18 prill-2 maj 2020, në të gjithë vendin janë vendosur 4857 masa administrative për shkelje të ndryshme të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″, konkretisht:

Nga data 18 prill deri në datën 2 maj, në të gjithë vendin janë evidentuar 468 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim-qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në bazë të Aktit Normativ.

Gjithashtu janë vendosur 691 masa administrative ndaj drejtuesve të automjeteve që nuk kanë respektuar urdhrin për të qarkulluar me jo më shumë se një pasagjer në automjet.

Në të gjithë territorin, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 3618 shtetas, pasi janë konstatuar duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, jashtë fashave orare të lejuara.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 5 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe e lulishte.

6 shtetas janë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, pasi kanë shkelur rregullat e vetëkarantinimit të detyrueshëm.

Në të gjithë vendin, për periudhën 18 prill-2 maj 2020, janë konstatuar 69 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Në lidhje me lokalet, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë që pronarët e lokaleve të ndjekin dhe zbatojnë me përpikmërinë masat kufizuese, pasi lokalet dhe bar – kafet, kudo që ato ndodhen, në pika karburanti apo vende të tjera, qoftë edhe me makineta, nuk janë të lejuara të hapen.

Prej orës 05:00 të datës 27 prill janë aplikuar masat lehtësuese për zonat e cilësuara të gjelbra dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit apelon për qytetarët e këtyre zonave që të mos abuzojnë me lehtësimin e masave, por të zbatojnë me rigorozitet distancimin social, të mos qëndrojnë në parqe e lulishte e të mos grumbullohen në shëtitoret e qyteteve përkatëse.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e jetës, pasi kontributi i çdo qytetari sot është i rëndësishëm për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Related Posts

Skandali i dopingut/ Pirro Dhima jep dorëheqjen si këshilltar pas arrestimit të vëllait, Ministria greke e Sportit s’ia pranon: S’ke lidhje me çështjen
Kryesore

Skandali i dopingut/ Pirro Dhima jep dorëheqjen si këshilltar pas arrestimit të vëllait, Ministria greke e Sportit s’ia pranon: S’ke lidhje me çështjen

16/11/2026
Vrasja e shqiptarit në Spanjë për sherrin për 5 euro, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin
Kryesore

Vrasja e shqiptarit në Spanjë për sherrin për 5 euro, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin

16/11/2026
Protestë me topa para Kryministrisë
Kryesore

Protestë me topa para Kryministrisë

15/11/2026
Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë
Kryesore

Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë

15/11/2026
Odhise Dhima flet nga burgu: I kërkoj falje vëllait tim Pirro, e kam vënë në pozitë të vështirë!
Kryesore

Odhise Dhima flet nga burgu: I kërkoj falje vëllait tim Pirro, e kam vënë në pozitë të vështirë!

15/11/2026
Fitorja me Bjellorusinë, Shqipëria kalon në Ligën B
Kryesore

Fitorja me Bjellorusinë, Shqipëria kalon në Ligën B

15/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kombëtarja U-15, trajneri Bledar Borova publikon listën për turneun UEFA Development

16/11/2026
Lukaku thotë mjaft, tërhiqet nga kombëtarja

Lukaku thotë mjaft, tërhiqet nga kombëtarja

16/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al