• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shkrirja e 3 bashkive, Tritan Shehu: Goditje asgjësuese për qarkun Gjirokastër

05/10/2026

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar kundër ndryshimeve të propozuara në reformën administrativo-territoriale, duke e konsideruar procesin një “anti-reformë” që, sipas tij, prek rëndë Qarkun e Gjirokastrës.

Në reagimin e tij, Shehu ngre shqetësimin për fatin e tri bashkive të qarkut, Libohovës, Memaliajt dhe Këlcyrës, të cilat sipas projektit të ri territorial parashikohet të bashkohen përkatësisht me Gjirokastrën, Tepelenën dhe Përmetin.

“Nesër nis akti i fundit i një anti-reforme që godet rëndë Qarkun e Gjirokastrës”, shprehet Shehu, duke argumentuar se ndryshimet e propozuara rrezikojnë të prekin jo vetëm organizimin administrativ, por edhe identitetin dhe perspektivën e zhvillimit të këtyre komuniteteve.

Sipas deputetit demokrat, me ndryshimet e propozuara rrezikojnë të preken “identitete, tradita, histori e kontribute qindravjeçare”, ndërsa ai paralajmëron edhe pasoja që, sipas tij, mund të shtrihen në ekonomi dhe në perspektivën e zhvillimit të të gjithë qarkut.

Shehu e paraqet kundërshtimin si një çështje që tejkalon ndarjet partiake.

“Kjo nuk është çështje partie, është çështje demokracie e zhvillimi!”, shkruan ai, duke pretenduar se kundër ndryshimeve janë shprehur qytetarë me përkatësi të ndryshme politike, si edhe këshillat bashkiakë të tri bashkive.

Reforma e propozuar administrativo-territoriale synon reduktimin e numrit të bashkive në vend nga 61 në 46. Në Qarkun e Gjirokastrës, harta e propozuar parashikon bashkimin e Libohovës me Gjirokastrën, Memaliajt me Tepelenën dhe Këlcyrës me Përmetin.

Kundërshtime ndaj shkrirjes së bashkive janë shprehur edhe nga drejtues vendorë. Kryetari socialist i Bashkisë Libohovë, Leonard Hide, ka deklaruar më herët publikisht kundërshtimin ndaj shkrirjes së bashkisë dhe ka kërkuar nga deputetët e qarkut të mbrojnë vijimin e ekzistencës së saj si njësi më vete.

Në një reagim të mëparshëm në kuadër të procesit parlamentar, Shehu ka kundërshtuar gjithashtu mënyrën e zhvillimit të reformës, duke argumentuar se ajo duhet të mbështetet në bashkëpunim politik dhe në një proces bipartizan.

Ndërsa procesi parlamentar hyn në fazën vendimtare, debati për të ardhmen administrative të Libohovës, Memaliajt dhe Këlcyrës mbetet një nga çështjet më të ndjeshme për Qarkun e Gjirokastrës.

Në përfundim të reagimit të tij, Tritan Shehu u bën thirrje qytetarëve që të shprehin qëndrimin e tyre ndaj reformës, duke theksuar se këto bashki, sipas tij, nuk janë thjesht njësi në hartën administrative të vendit, por përfaqësojnë histori, identitet dhe komunitete.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar – Balkanweb.com – News24

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar

10/11/2026
Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë – Balkanweb.com – News24

Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al