• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shkrirja e bashkisë, Hide: Zotërinj vendimmarrës, po jua them edhe një herë: këtu nuk luhet me fatin tim. Respektojeni kontributin që Libohova i ka dhënë këtij vendi

01/08/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!

Nga Leonard Hide

Për ditë me radhë, që nga dëgjesa e parë publike e Komisionit për Reformën Territoriale, kam folur e kam shkruar për të drejtat e Libohovës sime. Nuk i kam shpikur unë këto të drejta. Ato kanë qenë, janë dhe do të mbeten, sepse burojnë nga historia, nga sakrificat dhe nga kontributi i kësaj treve.

Sot shoh se portale të ndryshme, komentues e shumë qytetarë përsërisin fjalë për fjalë atë që kam shkruar për mbrojtjen e vendlindjes sime dhe të bashkëudhëtarëve të mi, pa dallim krahine, bindjeje apo ideje. Kjo nuk më shqetëson. Përkundrazi, më jep shpresë. Do të thotë se zëri i Libohovës është zgjuar.

Sapo nisi kjo betejë, u ndez një zjarr që nuk duhet të shuhet. Papritur të gjithë filluan të flasin për të drejtat e Libohovës, për historinë e saj, për figurat që koha i kishte mbuluar me pluhur ose që ne vetë, për interesa të ndryshme politike, i kishim lënë në harresë.

Por jo. Sot nuk po flas për politikë. As unë, as banorët e Libohovës nuk po flasim për politikë. Sot po flasim për ekzistencën e vendit tonë. Po flasim për të shpëtuar një bashki që e kemi në zemër dhe që nuk pranojmë ta shohim të zhduket.

Këtu nuk bëhet fjalë për fatin tim. Nuk bëhet fjalë për një karrige dhe as për rehatinë që ajo mund të ofrojë. Këtu bëhet fjalë për dinjitetin e një komuniteti të tërë. Nëse reagimi im ka shërbyer për të zgjuar zemrat e libohovitëve, për t’u kujtuar se fatet e kësaj treve duhet t’i marrin në dorë vetë bijtë dhe bijat e saj, atëherë kam bërë mirë që fola.

Nëse reagimi im u ka kujtuar banorëve tanë se Libohova nuk është përkulur as në kohët më të vështira të historisë së saj, atëherë kam bërë mirë që ngrita zërin. Por kjo kauzë ka nevojë për të gjithë. Ka nevojë për djem e vajza që e duan Libohovën me shpirt. Ka nevojë për çdo qytetar që beson se kjo trevë meriton të jetojë. Dhe po, ka nevojë edhe për mua. Prandaj nuk mund të hesht.

Zotërinj vendimmarrës, po jua them edhe një herë: këtu nuk luhet me fatin tim. Këtu luhet me krenarinë e një treve shtetformuese, me historinë, identitetin dhe dinjitetin e saj. Respektojeni kontributin që Libohova i ka dhënë këtij vendi. Mos lejoni që një histori shekullore të mbetet vetëm disa rreshta në letër. Për ju mund të jetë një dosje administrative. Për ne është shtëpia jonë, është identiteti ynë dhe është amaneti që kemi detyrim t’ua lëmë brezave që do të vijnë.

Related Posts

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës
Kryesore

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës

22/09/2026
SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni
Kryesore

SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni

22/09/2026
Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)
Kryesore

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit
Lajme

Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit

20/09/2026
Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë
Kryesore

Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë

20/09/2026
Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
Lajme

Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve

20/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Befason Dinamo Zagreb, nxjerr në shitje Arbër Hoxhën – Balkanweb.com – News24

Zbulohet arsyeja, ja pse Arbër Hoxha refuzoi transferimin te skuadra arabe

22/09/2026
UEFA Nations League / Kombëtarja stërvitet me grupin e plotë, përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”

UEFA Nations League / Kombëtarja stërvitet me grupin e plotë, përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”

22/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al