Shoqja e Blerta Josifit, në një lidhje direkte për emisionin “Me zemër të hapur” ka treguar detaje që nuk diheshin nga e shkuara e dy vajzave në qytetin e Përmetit.
Në fjalën e saj, ajo ka treguar edhe për tragjedinë që u ndodhi atyre si familje, kur iu vetëvra babai. Sipas saj, ngjarja ndodhi disa ditë para mbrëmjes së maturës.
“Ne kemi ndarë 8 vite studimi, mundohej të ndihmonte nënën kur shiste në tregun e qytetit. Në gjimnaz ajo ishte një bankë para meje, ka qënë aktive, plot jetë, që e ka kaluar periudhën për humbjen e të atit. Ngjarja ndodhi 10 ditë para mbrëmjes së maturës, por me mbështetjen e familjarëve që ajo e ka deklaruar se ka pasur tezen dhe dajën mbështetje, ajo vazhdoi dhe i përfunduan studimet të dy motrat”- tha ajo, duke shtuar se “Ajo ishte përgatitur për maturën e të blinte fustanin, por ndodhi, nëna ishte një zonjë e përkushtuar për vajzat, u qëndronte shumë afër, dhe ajo periudhë kaloi. Ishte periudha kur përgatiteshim të jepnim provimet për në universitet, konkurronim në Tiranë dhe ajo fitoi universitet shumë të vështirë”-shton më tej ajo.