Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë ka nxjerrë në shitje disa asete shtetërore, për të cilat njoftohet zhvillimi i ankandit. Në Gjirokastër ka dalë në ankand objekti i ish-Qendrës Ekonomike të Drejtorisë së Shëndetit Publik, qe aktualisht është në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Ky objekt ka dalë në shitje me një vlerë fillestare ankandi prej 15.4 milionë lekë të vjetra, ku përfshihen mjetet kryesore dhe trualli. Ankandi do të zhvillohet më datë 4 janar 2018, ora 15:00 në Drejtorinë e Drejtimit të Pronës Publike. Detaje të tjera rreth këtij ankandi i shihni në foton më poshtë.
©ArgjiroLajm.net