Shqipëria është bërë pjesë e nismës së Rrjetit të Pastër të iniciuar nga SHBA-të. Por çfarë do të thotë kjo? Ka të bëjë me adresinim e kërcënimeve afatgjata për privatësinë e të dhënave, sigurinë dhe të drejtave të njeriut nga autoritarë keqadashës. Janë 30 vende pjesë e kësaj nisme për të mbrojtur rrjetet 5G nga shitësit e pabesueshëm e komunikimit digjital.
Ambasadorja amerikane ka postuar një statur në Twitter ku shprehet se ndihet krenare që Shqipëria i bashkohet nismës për të mbrojtur rrjetin 5G nga tregtarët të cilët nuk janë të besueshëm, siç është akuzuar Kina.
Më herët kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla postoi një status ku shkruante:
Shqipëria përkrah SHBA në Nismën e Rrjetit të Pastër?????
Nisma e Rrjetit të Pastër është një përpjekje gjithëpërfshirëse për të adresuar kërcënimin afatgjatë për privatësinë e të dhënave, sigurinë dhe të drejtat e njeriut të paraqitura në botën e lirë nga aktorë autoritarë keqdashës.
Rrjeti i Pastër është i rrënjosur në standardet e teknologjisë digjitale të besueshme, të pranuara ndërkombëtarisht dhe është një reflektim i angazhimit tonë për një internet global të hapur, ndërveprues dhe të sigurtë, bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Kjo përpjekje paraqet implementimin e një strategjie të qëndrueshme shumëvjeçare, gjithëpërfshirëse, të ndërtuar mbi një koalicion partnerësh të besuar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bashkuar në Rrjetin e Pastër nga më shumë se tridhjetë Vende të Pastra me orjentim të njëjtë dhe të cilët kanë kryer mbrojtjen e rrjeteve të tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm dhe transportuesit e konunikimit digjital.