Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen zyrtarisht instancave ndërkombëtare, për sa i takon çështjes së detit.
Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, Rama tha se propaganda dhe elektorati i shpifur nuk do të ndikojnë aspak në bashkëpunimin me shtetin fqinj.
Kreu i qeverisë bëri të ditur se së bashku me ministrin grek kanë rënë dakord që pretendimi i Greqisë për të shtrirë kufijtë deri në 12 milje në detin Jon, do të shqyrtohet nga instancat ndërkombëtare.