Qeveria shqiptare ka mundësuar heqjen e vizave për qytetaret kinezë për periudhën 1 prill deri në 31 tetor 2018. Ky është quajtur një lajm shumë i mirë nga ambasadorja kineze në Shqipëri Jiang Yue cila tha se ky vendim do të sjellë një progres të rëndësishëm në shkëmbimet njerëzore mes dy vendeve. Ajo i bëri komentet gjatë një pritjeje me perfaqësues të turoperatorëve dhe ministrive shqiptare.
Zonja Jiang Yu theksoi se heqja e vizave do të sjellë edhe një shtim të numrit të turistëve kinezë në Shqipëri. “Për të tërhequr sa me shumë turistë kinezë duhet të krijohet një mjedis i këndshëm dhe i sigurtë në Shqipëri, por duhet që edhe të ndihmojnë operatorët turistikë që të krijojnë marrëdhënie partneriteti me homologët e tyre në Kine në mënyrë që të krijohen linja të veçanta për kërkesat e turistëve kineze” tha ambasadorja Jiang Yu.
Shqipëria ka shumë vende të bukura turistike si dhe vende kulturore të cilat mbrohen nga UNESCO. Për ambasadoren kineze Kruja dhe Gjirokastra janë dy qytete me interes të veçantë për tu vizituar nga turistët kineze. Por zonja Jiang Yu shton se duhet punuar më shumë për paketat rajonale. “Operatorët turistikë në të dy vendet duhet të punojnë më shumë për të realizuar paketa turistike rajonale. Vitin e kaluar në Itali ishin 3 milion turistë kinezë, ndërsa në Greqi rreth 1 milionë, prandaj Shqipëria duhet të forcojë bashkëpunimin me vendet fqinje për të tërhequr sa më shumë turistë nga Kina” tha zonja Jiang Yu.
Kina është burimi i parë në botë për turistë jashtë kufinjve, vetëm në vitin 2017 ishin 130 milion turistë në botë dhe konsumi i tyre kap vlerën e 110 miliard dollarëve.