• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Shqipëria, komb artificial. Butrinti ka qenë Epir i banuar nga grekët”, Fevziu reagon ashpër ndaj studiusit anglez që do të drejtojë Parkun: Të pavërteta ulëritëse!

31/07/2022
“Shqipëria, komb artificial. Butrinti ka qenë Epir i banuar nga grekët”, Fevziu reagon ashpër ndaj studiusit anglez që do të drejtojë Parkun: Të pavërteta ulëritëse!

“Të pavërteta historike ulëritëse.” Kështu i konsideron gazetari Blendi Fevziu deklarata e arkeologut britanik Richard Hodges lidhur me Shqipërinë dhe Butrintin në videon ku mban leksion në Universitetin e Sienës, Itali. Arkelologu Richard Hodges është njëkohësisht dhe anëtar i bordit të menaxhimit të Butrintit dhe ajo video ka ngjallur reagime të shumta.

Ai deklaron se: “Shqiperia është një Komb Artificial i krijuar nga Fuqitë e mëdha pa praninë e vetë shqiptarëve në 1913”, “zona rreth Butrintit për një kohë ka qenë Epir” dhe se “si pasojë e përfshirjes së Butrinitit dhe zonës përreth në shtetin shqiptar shumë grekë ikën drejt Korfuzit dhe zonave në Jug”. Fevziu shkruanse Fuqitë e Mëdha njohën Pavarësinë e Shqipërisë dhe se asnjë nga shtetet agresive nuk e kanë mohuar kombin shqiptar. Ai shton më tej dhe se kurrë nuk ka patur spastrim etnik nga Shqipëria të popullatës greke.

Postimi i plotë i Blendi Fevziut:

Disa dite me pare, Auron Tare ka publikuar nje video, ku Richard Hodges, arkeolog britanik dhe anetar i bordit te menaxhimit te Butrintit mban nje leksion ne Universitetin e Sienes ne Itali, ku flet per Butrintin dhe zonen perreth. Ajo qe ben pershtypje eshte se zoti Hodges ka gabime thelbesore ne faktet. Interpretimi ka pak rendesi, por faktet jane fakte.

E para ai deklaron se Shqiperia eshte “nje Komb Artificial i krijuar nga Fuqite e medha pa pranine e vete shqiptareve me 1913”.

Ky fakt eshte krejtesisht i pavertete. Shqiperia nuk ishte dhe ska qene kurre nje shtet artificial i krijuar per ballancat e fuqive te medha. Shqiptaret e kerkuan pavaresine e tyre qe ne vititn 1878 ne Kongresin e Berlinit. Ata ngriten nje qeveri kombetare qe funksionoi thuajse 2 vjet e dale nga Lidhja e Prizrenit, qe perfaqesonte gjithe krahinat e banuara nga Shqiptare dhe qe drejtohej nga Ymer Prizreni. Ajo ngriti struktura te mirefillta shteterore dhe u shtyp me insistimin e Fuqive te medha, madje me floten me te madhe te kohes qe mberriti ne brigjet e Ulqinit per ti trembur mbrojtesit vendas te qytetit.

Shqiptaret e shpallen vete pavaresine e tyre me 1912 dhe per kete thjeshte i njoftuan fuqite e medha. Shqiperia ka pasur diskutime me fqinjet per kufijte, por kurre, askush, as shtetet me agresive ndaj nesh nuk kane deklaruar qe shqiptaret nuk ekzistojne si komb, apo qe jane nje komb artificial. Harta e botes eshte mbushur me shtete artificiale, por Shqiperia nuk eshte cilesuar kurre nje prej tyre. Fuqite e medha kane njohur Pavaresine e shpallur nga Shqiptaret dhe me pas kane ndermjetesuar per kufijte e shtetit te ri qe u sanksionuan me Protokollin e Firences.

E dyta ai deklaron se zona rreth Butrintit “Per nje kohe ka qene Epir”. Epiri eshte nje krahine gjeografike dhe pretendimi per shtrirjen e saj ka qene nje debat i gjate mes Shqiperise dhe Greqise. Por zona nuk ka qene kurre pjese e Epirit Grek. Deri me 1913 ka qene pjese e perandorise Osmane. Me 1913 i kaloi shtetit Shqiptar. Me 1913, nje force radikale progreke e drejtuar nga Kristaq Zografi shpalli Autonomine e Vorio Epirit ku perfshinte jo vetem Butrintin por edhe Gjirokastren. Nuk dua te zgjatem me kete histori se ajo eshte pjese e problemeve te brendshme te shtetit shqiptar. Por kufiri shteteror nuk ndryshoi kurre dhe ajo zone sju bashkua kurre zyrtarisht Epirit.

E treta dhe me e renda, ai deklaron se si pasoje e perfshirjes se Butrinitit dhe zones perreth ne shtetin shqiptar “Shume greke iken drejt Korfuzit dhe zonave ne Jug”.

Kjo eshte nje e pavertete historike uleritese. Kurre ne historine e Shqiperise dhe Greqise nuk ka pasur spastrim etnik shqiptar ndaj popullates greke. Kurre shqiptaret nuk kane shtyre popullaten greke te lere shtepite dhe pronat e saj. E kunderta ka ndodhur ne disa momente te historise si me 1913 – 1914 apo 1944. Monirotaret greke qendruan ne pronat e tyre edhe pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise e madje qendrojne edhe sot. Mbase ka raste familjes qe kane levizur nga nje qytet ne tjetrin, por shperngulje masive te popullsise greke nga zonat qe sot jane pjese e territorit te Republikes se Shqiperise ska ndodhur kurre.

Per te treja keto, po postoj edhe videon e titruar per te degjuar vete deklarimet e bera nga Hodges, qe deri me sot une e konsideroja nje studiues serioz.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Inter sërish favorit, OPTA “fshin” Lazion nga gara për titull, Roma dhe Juve në ndjekje

Inter sërish favorit, OPTA “fshin” Lazion nga gara për titull, Roma dhe Juve në ndjekje

10/11/2026
NBA/ 10 fitore sezonale, Lakers nuk ndalen, Luka Donçiç udhëheq kalifornianët

NBA/ 10 fitore sezonale, Lakers nuk ndalen, Luka Donçiç udhëheq kalifornianët

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al