• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria ndahet në “paqe” me Serbinë, Manaj humb penalltinë e artë

07/06/2025
Shqipëria ndahet në “paqe” me Serbinë, Manaj humb penalltinë e artë

Shqipëria ka dalë me një barazim pa gola nga përballja ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, takim i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës. Një ndeshje intensive, me ritëm të lartë dhe raste të shumta, ku kuqezinjtë treguan grintë dhe dëshirë për fitore, por u ndalën nga mungesa e saktësisë para portës.

Skuadra e Sylvinhos e nisi më mirë takimin, me Mitajn që tentoi nga distanca në minutat e para, por gjeti të gatshëm portierin kundërshtar. Edhe Serbia pati mundësinë të rrezikojë, por Vlahovic nuk arriti të konkretizojë një rast të mirë.

Armando Broja solli rrezik në krah me shpërthimet e tij, por mungoi finalizimi. Në fundin e pjesës së parë, Hysaj fitoi një penallti pas një depërtimi të zgjuar, por Rey Manaj nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë, duke humbur rastin më të mirë të ndeshjes.

Pjesa e dytë nisi me intensitet edhe më të lartë. Raste për të dy ekipet, me Bajramin që u shfaq në një pozicion të favorshëm, por goditja e tij ishte e lehtë dhe nuk shqetësoi portierin serb.

Në fund, rezultati mbeti i pandryshuar, 0-0. Me këtë barazim, Shqipëria ngjitet në kuotën e 4 pikëve dhe mban vendin e dytë në grup, ndërsa Serbia, me vetëm një ndeshje të zhvilluar, grumbullon pikën e parë.

Related Posts

Baraspeshë në tre ndeshjet e mëparshme të Superiores, tek Egnatia debuton trajneri Nevil Dede
Sport

Baraspeshë në tre ndeshjet e mëparshme të Superiores, tek Egnatia debuton trajneri Nevil Dede

05/05/2026
“I kënaqur me lojën dhe rezultatin”, Shehi pas derbit: U thashë lojtarëve që do fitojmë
Sport

Tirana sfidon Vllazninë, Shehi: Respekt për rivalin, i kam idetë e qarta për lojën

05/05/2026
“I kënaqur me lojën dhe rezultatin”, Shehi pas derbit: U thashë lojtarëve që do fitojmë
Sport

Tirana sfidon Vllazninë, Shehi: Respekt për rivalin, i kam idetë e qarta për lojën

05/05/2026
“Luajtëm për të fituar dhe jo për futboll të bukur”, trajneri i Elbasanit: Sot gjithçka ishte “zjarr”, jam i lumtur
Sport

Ndeshja ndaj Bylis, tekniku i Elbasanit: Jemi gati, nivel i lartë i vështirësisë!

05/05/2026
Kombëtarja U-21 zyrtarizon miqësore, luhet më 8 qershor në Pordenone
Sport

Kombëtarja U-21 zyrtarizon miqësore, luhet më 8 qershor në Pordenone

05/05/2026
Juve, pa Champions ka revolucion, titullarët e Spallettit me “valixhe” në duar
Sport

Juve, pa Champions ka revolucion, titullarët e Spallettit me “valixhe” në duar

05/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Baraspeshë në tre ndeshjet e mëparshme të Superiores, tek Egnatia debuton trajneri Nevil Dede

Baraspeshë në tre ndeshjet e mëparshme të Superiores, tek Egnatia debuton trajneri Nevil Dede

05/05/2026
“Kur ofendimi vjen nga balta…” – Anxhela Peristeri reagon pas deklaratës së Olës ndaj Arbana Osmani

“Kur ofendimi vjen nga balta…” – Anxhela Peristeri reagon pas deklaratës së Olës ndaj Arbana Osmani

05/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al