• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqiptarët, dëshpërimisht të dëshpëruar!

08/07/2022
Shqiptarët, dëshpërimisht të dëshpëruar!

Nga Mentor Kikia

Protesta e datës 7 ishte e madhe, përtej pritshmërive edhe të vetë Berishës. Ajo konfirmoi se Sali Berisha është udhëheqësi i PD –së dhe i jep fund edhe debatit brenda kësaj partie, pavarësisht se çfarë mund të vendosë një gjykatës për vulën. Ajo dëshmon se zemërimi i popullit me qeverinë është rritur dhe ka dalë përtej rrjeteve sociale. Shkalla e lartë e korrupsionit dhe aferat që zbresin njëra pas tjetrës në pasarelë i kanë hedhur benzinë prushit të krizës ekonomike, për tu shndërruar në flakë. Akuzat për kostot e rrugëve, rritjen e tyre në mënyrë të heshtur dhe të pajustifikuar, mbyten nga sazet dhe isoja këngëve që u këndohen qeveritarëve. Një rrjet i tërë kompanish fantazmë shërbenin si mekanizëm për të rritur në mënyrë fiktive kostot e punimeve nga kompani që ndërtojnë vepra publike dhe klinetet më të mëdhenj të tyre janë kompanitë e ndërtimit që punojnë për ndërtime rrugësh, shtëpitë e reja pas tërmetit dhe objekte të tjera.

Qeveria hesht!

Ndërkohë rrjeti mbytet me video pafund, të çdo cope rruge, kanali që pastrohet nga kallamishtet, çdo trotuari që shtrohet, çdo shtëpie të re që ndërtohet për llogari të rindërtimit nga tërmeti…. Qytetarët ndjehen të vjedhur, të mashtruar, e në fund të tallur. Të gjitha bashkë, mjaftojnë që ata të dalin në rrugë jo vetëm në 7/7 ora 7, por çdo ditë në 7 të mëngjesit dhe në 7 të mbrëmjes.

“Ka shpresë” – shkruanin shumë njerëz dje, ndërsa postonin fotot e bulevardit të mbushur plot. Kur muzgu kishte rënë, mijëra njerëz ndezën blicet e telefonave si në koncertin e një ylli të muzikës. Dukej sikur shqiptarët, të dëshpëruar nga realiteti, më në fund kanë gjetur dritën në fund të tunelit, kanë gjetur prijësin që do ti çojë drejt ndryshimit. Ndërkohë në tribunë Sali Berisha valëviste një flamur kuqezi. Më i lumtur se në çdo fitore të tijën politike.

Por kush është Sali Berisha?

Në 1997 e larguam me kryengrije të armatosur, dogjëm nga mullarët e barit deri tek bankat, për ta detyruar të jepte dorëheqjen. Në 2005 e rikthyem me votë të lirë, sepse larguam Fatos Nanon, që hodhi themelet e korrupsionit që është bërë një kështjellë sot.

Në 2013, e larguam me votë, sepse mandati i tij i dytë ishte një katastrofë korruptive. Ai krijoi oligarkinë(këta të sotmit, dje ishin në oborrin e tij qeveritar dhe familjar). Të dëshpëruar nga qeverisja aktuale, dje iu ndezën blicet sërish Berishës dhe atyre që larguam në 2013 për korrupsion. Ose ne kemi harruar, ose mendojmë se Rama është edhe më i keq se Berisha, e ndaj më mirë të rikthehemi tek ai.

Unë mendoj që jo! Ne nuk kemi nevojë të largojmë një qeveri të korruptuar, dhe ta zëvendësojmë me një tjetër të korruptuar. Ne kemi nevojë të shkatërrojmë korrupsionin, mekanizmin e ngritur për të zhvatur taksat e popullit dhe pasuritë natyrore e kombëtare. Për ne qytetarët, korrupsioni është njësoj i keq si kur e bëjnë socialistët ashtu dhe kur e bëjnë demokratët. Ndaj ne kemi nevojë të shkatërrojmë kastën politike të korruptuar dhe jo një pjesë e saj, për ta zëvendësuar me pjesën tjetër.

Related Posts

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Kryesore

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dy filozofi të ndryshme, Roma-Inter, ose mbrojta kundër sulmit më të mirë

Dy filozofi të ndryshme, Roma-Inter, ose mbrojta kundër sulmit më të mirë

18/09/2026
Nis “era” Xavi, spanjolli publikon listën e Holandës, dy risi dhe konfirmime (FOTO)

Nis “era” Xavi, spanjolli publikon listën e Holandës, dy risi dhe konfirmime (FOTO)

18/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al