• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shtetet e BE mund të hyjnë në borxhe pa kufi edhe për 2022

03/06/2021
Shtetet e BE mund të hyjnë në borxhe pa kufi edhe për 2022

Për shkak të krizës së Coronas, rregullat e stabilitetit për vendet anëtare të BE u pezulluan për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Kjo situatë nuk do të ndryshojë deri në fund të vitit 2022. Komisioni Evropian dëshiron t’i shfuqizojë rregullat e deficitit dhe borxheve për vendet anëtare të BE edhe në vitin e ardhshëm. Kjo u njoftua nga Komisioni në Bruksel. Komisioni Evropian e shpalli vendimin përkatës të mërkurën (02.06.2021).

Rregullat e stabilitetit të BE shfuqizohen edhe për 2022
 Në bazë të parashikimit të fundit të Komisionit për koniunkturën ekonomike, Komisioni vendosi të bëjë një përjashtim përkatës edhe për vitin 2022. Pritet që rregullat e deficitit dhe borxhit të rihyjnë në fuqi në vitin 2023. Rregullat evropiane për deficitet buxhetore dhe borxhi i përgjithshëm i vendeve anëtare u pezulluan për herë të parë në mars të vitit të kaluar, për shkak të krizës së Coronas. Synimi me këtë hap ishte që qeveritë të kishin mundësi të stimulonin me programe ndihme ekonominë, pa pasur frikë për sanksione nga Brukseli.
“Ne inkurajojmë shtetet anëtare të vazhdojnë të ndjekin një politikë fiskale mbështetëse këtë vit dhe vitin e ardhshëm,” tha zëvendëspresidenti i Komisionit, Valdis Dombrovskis. Qëllimi është të ruhen investimet publike, në mënyrë që të stimulohet rritja ekonomike. Sidomos për vendet e zhytura në borxhe të thella, megjithatë, është e nevojshme”një përzierje e shëndetshme e shpenzimeve”, e cila përqendrohet në investime dhe “mban nën kontroll shpenzimet e tjera”.
Shkeljet zakonisht shoqërohen me sanksione nga Brukseli
Pakti i Stabilitetit dhe Rritjes ka për synim të garantojë siguri financiare në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar Evropian. Sipas tij, deficitet buxhetore të vendeve anëtare normalisht nuk duhet të kalojnë tre përqind të prodhimit ekonomik. Borxhi i përgjithshëm nuk duhet të kalojë 60 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto.
Kur shkeljet e deficitit vazhdojnë, vendet anëtare përballen me sanksione nga Brukseli. Janë të mundura gjoba deri në 0.2 përqind të prodhimit ekonomik, të cilat mund të arrijnë deri në miliarda. Edhe paratë nga fondet strukturore prej miliarda dollarësh mund të shkurtohen. Sidoqoftë, procedura është e gjatë dhe e vështirë dhe BE deri sot nuk ka vendosur asnjëherë ndonjë gjobë./DW

Related Posts

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026
Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

23/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al