• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shtohet misteri për rusët që humbën jetën në Shqipëri, ja çfarë u verifikua te pishina dhe Sauna

17/10/2021
Shtohet misteri për rusët që humbën jetën në Shqipëri, ja çfarë u verifikua te pishina dhe Sauna

Mbetet ende mister shkaku i vdekjes së katër shtetasve rus në resortin “Gloria Palace” mbrëmjen e djeshme në Qerret të Kavajës.

Paraprakisht policia dyshoi për një helmim, por nga ekzaminimet del se ata nuk kanë konsumuar gjë në Shqipëri pas kthimit nga Ohri, ndërsa nga verifikimet e bëra në zonën e Saunas rezulton të mos jenë gjetur elementë që mund të shkaktonin asfiksi.

Diçka e tillë ka shtuar dyshimet tek prokurorët se mund të kemi të bëjmë edhe me një vrasje, por mbetet ende herët për të dalë në një përfundim të saktë për mënyrën e kryerjes së saj.

Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Familja ruse bashkë me katër të tjerë, kanë hyrë që të dielën në territorin shqiptar nëpërmjet një agjencie turistike të administruar nga një shtetase ukrainase dhe gjatë këtyre ditëve kanë shëtitur vendin. Gjatë ditës së djeshme ata kanë qenë në Ohër dhe kanë ndaluar vetëm disa minuta në Librazhd.

Në Ohër kanë konsumuar drekën dhe sërish në kthim mësohet se kanë ndaluar sërish disa minuta në Librazhd për kryerjen e nevojave personale.

Pasi janë kthyer nga Ohri, katër turistët rusë janë ngjitur fillimisht në dhoma ku kanë porositur saunan. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ata zbresin dhe futen në sauna teksa punonjësja e hotelit iu jep robdishambët.

Burime bëjnë me dije se në dëshmi para prokurorëve, punonjësja e hotelit është shpehur se i ka pyetur nëse dëshironin diçka për të ngrënë apo pirë dhe ata janë përgjigjur se nuk kishin nevojë për asgjë.

Më pas shtetasit rusë janë futur në zonën e saunas bëjnë me dije burimet dhe kanë ndejtur atje për një kohë të gjatë duke ngjallur dyshime tek recepsionistja e hotelit, e cila ka shkuar duke trokitur në derë, por nuk ka marrë përgjigje.

Më pas, punonjësja e hotelit i ka gjetur ata pa shenja jete kur burrë grua ishin me këmbët në pishinë dhe të shtrirë. Dhëndri ishte në shezlong dhe vajza e çiftit pak më tej.

Grupi hetimor ka bërë verifikimet e ujit të pishinës, kondicionerëve dhe ambientit të Saunas duke mos gjetur asnjë element që mund të çonte në asfiksimin e rusëve, ndërkohë që në dhomë është gjetur vetëm një shishe birre e hapur, e cila është marrë për verifikim.

Pas njoftimit për ngjarjen, punonjës të ambasadës ruse shkuan gjatë mbrëmjes së djeshme në hotelin ku katër turistët u gjetën të vdekur.

Grupi hetimor është duke kryer edhe verifikime të mëtejshme në lidhje me atë që përfaqësojnë katër rusët e vdekur, gjë që të çojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.(ABC News)

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al