• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shtohet misteri për vrasjen në Memaliaj. Alket Muho u ekzekutua në vend tjetër, por trupi u transportua në Rabije

09/09/2018
Vrasja mafioze në Memaliaj, reagon deputeti i Gjirokastrës: Shteti ka rënë, ky është fundi!

Ekzekutimi i Alket Muhos, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në fshatin Rabije të Memaliajt, ka ngritur shumë pikëpyetje për grupin hetimor. Edhe pse u prangosën Hetem e Dino Muho, si të dyshuar për vrasjen e 43-vjeçarit, përsëri provat kundër tyre janë të pakta nga policia kriminale e Gjirokastrës. Ngjarja deri më tani është theksuar nga vetë policia se ka ndodhur për shkak të problemeve të pronësisë ndërmjet viktimës dhe dy autorëve të pretenduar që janë babë e bir. Ndërsa, një tjetër pistë që po hetohet, e cila mbahet e fshehtë është ajo e ekzekutimit të Muhos për shkak të informacionit të dhënë te Shërbimi i Çështjet e Brendshme dhe Ankesave për mbjelljen e bimëve narkotike në malësinë e Gllavës, fare pranë fshatit të tij të lindjes, Rabije.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, pohojnë për Abc News se, Alket Muho dyshohet se është vrarë në një vend tjetër e më pas trupi u transportua aty ku u gjet, pranë tokës në pronësi të tij. Ekspertët e kriminalistikës dyshojnë në këtë fakt, pasi pranë vendngjarjes janë gjetur shenja gomash të një automjeti që mendohet të ketë kryer transportin e viktimës. Për këtë dyshim policia po verifikohen edhe qelizat telefonike të celularit të viktimës për të saktësuar momentin kur u vra, pasi sipas dëshmisë së bashkëshortes së tij, ajo ishte duke folur më të në kohën kur u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Për të provuar fajësinë e dy të arrestuarve Hetem e Dino Muho, prokuroria e Gjirokastrës është në pritje të përgjigjeve të analizave për faktorët plotësues, ku më kryesorja është nëse kanë apo jo mbetje të barotit në duar. Të hënën do të zhvillohet masa e sigurisë për të prangosurit, ndërsa organi i akuzës mësohet se do të kërkojë “arrest me burg” deri në mbërritjen e përgjigjet të analizave nga Laboratori i policisë Shkencore./ Abc News

Related Posts

Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit
Kryesore

Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit

20/07/2026
Spektakël delfinësh në Gjirin e Vlorës, turistët mahniten nga shfaqja në det
Kryesore

Spektakël delfinësh në Gjirin e Vlorës, turistët mahniten nga shfaqja në det

20/07/2026
Nga shkretëtira e Saharasë te Kupa e Botës: Historia prekëse e Nico Williams dhe sakrificës së prindërve të tij
Kryesore

Nga shkretëtira e Saharasë te Kupa e Botës: Historia prekëse e Nico Williams dhe sakrificës së prindërve të tij

20/07/2026
“Keqardhje për ata që flasin si Zegjineja”, sherr mes dy mikeshave socialiste
Kryesore

“Keqardhje për ata që flasin si Zegjineja”, sherr mes dy mikeshave socialiste

20/07/2026
“Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave”
Blog

“Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave”

20/07/2026
Si i shpëtoi shqiptari përmes gruas së tij deportimit nga Britania
Lajme

Si i shpëtoi shqiptari përmes gruas së tij deportimit nga Britania

20/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Deschamps lë Francën, largohet i emocionuar: U desh të merrja këtë vendim

Deschamps lë Francën, largohet i emocionuar: U desh të merrja këtë vendim

20/07/2026
Rekord pas rekordi, Lionel Messi nuk njeh limite, goli ndaj Jordanisë vendos një tjetër rekord për “yllin” argjentinas

Argjentina, Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë

20/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al