• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Si arriti firma luksoze Hermes të lulëzojë, edhe pas largimit nga LVMH

06/10/2020
Si arriti firma luksoze Hermes të lulëzojë, edhe pas largimit nga LVMH

Në tetor të 2010-ës, bota e modës u godit nga disa lajme tronditëse. CEO i atëhershem i Hermès, Patrick Thomas mësoi vetëm dy orë para pjesës tjetër të botës për zhvillimin tronditës i cili solli një stuhi në industrinë e tij. Ai e mori lajmin ndërsa po udhëtonte me biçikletë në alpet franceze. Ishte një telefonatë nga Bernard Arnault, kryetar i LVMH, i cili i bëri një njoftim të shkrurtër se i kishte fituar një pjesë të aksioneve të kompanisë. Sipas burimeve të ndryshme të asaj kohe përgjigja e Thomas për Arnold ishte thjesht kjo: ”Nëse doni të joshni një grua të bukur, mos filloni duke e përdhunuar atë nga pas.” Dekada e ardhshme u mbush me hetime zyrtare nga autoritetet franceze dhe nga beteja ligjore midis rivalëve LVMH dhe Hermès.Shumë kompani, veçanërisht ato me një historik familjar, i rezistojnë joshjes së marrëveshjes me rivalë më të mëdhenj. Shpesh vendimet që marrin drejtohen nga krenaria dhe jo nga sensi financiar. Për të gjitha kompanitë, Hermès ofron një hartë udhëheqëse se si mund të qëndrojnë të pavarura dhe njëkohësisht të jenë shumë të paguara.Hapi i parë është “mbajtja e ujkut larg”. Shumica e aksioneve të Hermès, të listuara që nga viti 1993, u përkisnin 60 pasardhësve. Hermes përdori gjithë mënyrat e mbrojtjes. Arnault u akuzua publikisht si sulmues korporatash. LVMH u gjobit me 8 milionë € nga rregullatori i tregjeve, pasi avokatët sulmuan mënyrën e fshehtë se si po ndërtoheshin aksionet nga Arnault. Anëtarët e Hermes, të etur për të qëndruar në krye, krijuan një strukturë e cila bashkoi më shumë se 50% të aksioneve, duke i zotëruar ato deri në vitin 2031.Hapi i dytë është përdorimi i pavarësisë me mençuri. Hermès ka luajtuar me pikat e forta. Ndërsa rivalët po dyndeshin në një modë të mprehtë, të dukshme, impresionuese, Hermès qëndroi nën frytin e përjetësisë dhe traditës. Çantat e dorës Birkin dhe Kelly që shpesh shiten për 10,000 dollarë ose më shumë, janë versione të rifreskuara të atyre që ka shitur për dekada me radhë. Ndërsa një fustan Dior do të zgjasë një sezon, një produkt i Hermès është i përjetshëm. Dhe ndërsa stilistët lëvizin nga një markë në tjetrën, në Hermès i njëjti stilist ka mbikëqyrur veshjet për burra që nga viti 1988. Firma pretendon se nuk ka një departament marketingu dhe se shpenzon vetëm 5% të të ardhurave për reklama dhe promovime.U parashikua që shitjet do të binin këtë vit, pas mbylljes së dyqaneve dhe fabrikave në pranverë. Mirëpo, Hermès duket në formë më të mirë se konkurrentët. Sidoqoftë, që suksesi të vazhdojë, trashëgimtarët e Hermès mund të kërkojnë vetëm një gjë: dalje nga ‘ngecja dixhitale’. Vetëm 2-3% e shitjeve të markës së famshme vitin e kaluar erdhën nga faqja e internetit. Llogaria e saj në Instagram ka vetëm 10 milionë ndjekës, krahasuar me 41 milionë të Channel dhe Gucci-t.Hermès ka filluar të degëzohet në produkte kozmetike, në këtë mënyrë u ka ofruar blerësve aspirues një pikë hyrjeje më të lirë se çantat Birkin. Lëvizje të tilla nuk janë dhe aq të ndryshme nga ato të Arnault. Drejtuesit e LVMH ende flasin për markën që u largua me nder. Një fakt është se klani i Hermès ka nxjerrë përfitime prej mbi 400% që nga viti 2010, një fryt më i madh nga ç’mund të ishte nëse aksionet do të ndaheshin me LVMH.

Related Posts

NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët
Lifestyle

NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët

14/12/2025
Zbulimi më i madh kozmik i vitit, një filament rrotullues me diametër 5.5 milionë vite dritë
Lifestyle

Zbulimi më i madh kozmik i vitit, një filament rrotullues me diametër 5.5 milionë vite dritë

10/12/2025
Shoferët e taksive që mashtrojnë klientët, ja si t’i identifikoni taktikat e tyre
Lifestyle

Shoferët e taksive që mashtrojnë klientët, ja si t’i identifikoni taktikat e tyre

08/12/2025
BIRN: Hija e Kremlinit pas Baba Vangës. Si shpërndahen “profecitë” e rreme në mediat shqiptare
Lifestyle

BIRN: Hija e Kremlinit pas Baba Vangës. Si shpërndahen “profecitë” e rreme në mediat shqiptare

08/12/2025
Studimi: Marinimi i mishit zvogëlon rrezikun e kancerit! Si duhet të veproni
Lifestyle

Studimi: Marinimi i mishit zvogëlon rrezikun e kancerit! Si duhet të veproni

08/12/2025
Kush është drejtuesi më i rrezikshëm i makinës? Studimi zbulon grupmoshën më të pasigurt në timon
Lifestyle

Kush është drejtuesi më i rrezikshëm i makinës? Studimi zbulon grupmoshën më të pasigurt në timon

07/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Alaves “kockë e fortë”, Reali vuan në La Liga por e shpëton Rodrygo

VIDEO/ Alaves “kockë e fortë”, Reali vuan në La Liga por e shpëton Rodrygo

14/12/2025
Miqësorja e dytë, kampionët e Shqipërisë zbresin sot në fushë kundër bullgarëve të CSKA 1948

RENDITJA/ Elbasani dhe Egnatia me hap kampioni, rivalitet i ashpër edhe në zonën e ftohtë! Ja si ndryshon renditja pas javës së 16-të

14/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al