Mësohet se Shqipëria ka tërhequr nominimin e saj për t’a përfshirë Festivalin Folklorik Kombëtar Gjirokastër në listën përfaqësuese të trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.
Tërheqja erdhi pasi mori rekomandim negativ nga organi vlerësues, raportojnë mediat e huaja. Misioni i Serbisë në UNESCO reagoi ashpër ndaj këtij nominimi të Shqipërisë, për shkak se në prezantimin me video të këtij nominimi, Kosova në hartë paraqitej si një shtet i pavarur.
Kryetari i komitetit drejtues të UNESCO-s njoftoi se nominimi për të qenë Festivali Folklorik i Gjirokastrës pjesë e trashegimisë kulturore botërore u tërhoq për shkak të reagimit të Serbisë.