Një gomone e cila dyshohet se ka transportuar drogë në brigjet e Italisë, po ndiqet aktualisht në afërsi të grykëderdhjes së Vlorës nga të paktën 7 mjete detare të policisë së shtetit. Ndërkohë në tokë ka një sërë makinash policie të cilat presin në bregdet gomonen.
Në ajër janë ngritur një helikopter si dhe një dron që po ndjek ngjarjen nga lartësia. Bëhet me dije paraprakisht se në ndjekjen e gomones, e gjatë rreth 11 metra dhe e pajisur me dy motorë të fuqishëm, është vënë dhe Guardia di Finanza. Gomonia është ndjekur që nga brigjet italiane.
Policia e Vlorës ka dhënë informacion për operacionin në Vlorë ku prej mëngjesit vijon ndjekja e një gomoneje të dyshuar me lëndë narkotike.
Njoftimi policise
Shërbimeve Policore Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë vënë në ndjekie të një mjeti lundures të dyshimtë.
Konkretisht, Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza, që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, kanë pikasur një mjet lundures tip gomone, i cili kryente lëvizje të dyshimta në afërsi të ishullit të Sazanit.
Vijon kontrolli i zonës përreth me qëllim konstatimin dhe bllokimin e mjetit lundrues.









