• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Propaganda/ Si po e përdor Flamur Golemi rrugën Kardhiq-Delvinë (FOTO)

14/11/2018
Propaganda/ Si po e përdor Flamur Golemi rrugën Kardhiq-Delvinë (FOTO)

Kantieret e veprave publike janë një mundësi fantastike, që politikanët të shfaqen herë pas here qoftë edhe për një foto, duke tentuar në këtë mënyrë të projektojnë tek publiku figurën e njerëzve të punës e fjalës së mbajtur. Përjashtim këtu nuk bën as deputeti socialist i Gjirokastrës, Flamur Golemi. Sot ai ka postuar në faqen e tij në Facebook disa foto nga vizita që bëri në kantierin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Vizita e tij në kantierin e kësaj rruge do të ishte krejt normale dhe e përligjur nëse fjala vjen, Golemi si deputet i qarkut, do të shoqëronte kryeministrin apo ministrin e Transporteve pesë ditë më parë. Por të marrësh rrugën vetëm thjesht për disa foto gjoja sikur po inspekton punimet në kantier, s’është gjë tjetër veçse të bësh propagandë me këtë vepër publike, e cila faktikisht u projektua dhe nisi në kohën e PD-së, por siç thotë me të drejtë Rama, ishte një rrugë që ngeli rrugëve. Si për të forcuar bindjen se vajtja e Golemit në kantier është thjesht për propagandë politike, mjafton të shohësh me detaje fotot që ai ka postuar vetë.

I veshur me jelekun fosforeshent, është kujdesur gjithashtu që një prej fotove ta ketë teksa është duke parë projektin e rrugës, ndonëse aty janë skicime inxhinierike të dala nga ‘Autocadi’. Zor të mendohet se deputeti me profesion mjek, mund të deshifrojë materialin e punuar nga inxhinierët dhe zbatuesit e projektit. Por kështu këshillohet në raste të tilla, politikani duhet të komunikojë edhe përmes gjuhës së trupit; veshjes, qëndrimit përballë aparatit, sfondit etj me radhë.

Ndaj foto të tilla si këto janë praktikë e njohur në fushën e marketingut politik. Sigurisht që Flamur Golemi është në drejtën e vet të shkojë në kantierin e kësaj rruge, qoftë dhe si qytetar i zakonshëm, por kur e dokumenton me foto dhe më pas i ‘shet’ në Facebook si inspektim punimesh kot me veten tënde, jemi përballë elementëve të përdorimit të kësaj vepre publike për propagandë politike, aq më tepër që jemi në prag të zgjedhjeve lokale.

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Aksident i frikshëm në Llogara, barriera metalike futet brenda makinës
Kryesore

Aksident i frikshëm në Llogara, barriera metalike futet brenda makinës

27/04/2026
Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim
Kryesore

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim

25/04/2026
Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media
Blog

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media

25/04/2026
Reforma territoriale, “sherr” Dule-Mazniku në Gjirokastër: S’mund të abuzoni me sofizma
Kryesore

Reforma territoriale, “sherr” Dule-Mazniku në Gjirokastër: S’mund të abuzoni me sofizma

25/04/2026
Kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë, kemi çmime të ulëta
Kryesore

Kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë, kemi çmime të ulëta

25/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Edhe Trump kërkon shkarkimin e Jimmy Kimmel pas komenteve për Melania Trump

Edhe Trump kërkon shkarkimin e Jimmy Kimmel pas komenteve për Melania Trump

28/04/2026
Historike për boksin shqiptar: Prenga përballë Anthony Joshua, ish-kampionit të botës në peshat e rënda

Historike për boksin shqiptar: Prenga përballë Anthony Joshua, ish-kampionit të botës në peshat e rënda

28/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al