• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Si të zbulosh gjithçka që Google “di” rreth teje (FOTO)

29/08/2023
Si të zbulosh gjithçka që Google “di” rreth teje (FOTO)

Një grua ka treguar në rrjet sesi të mësojmë të gjithë informacionin që Google ka regjistruar për çdo person.

Përdoruesja e TikTok me emrin @yorgoandlea tregon në një video hapat që duhen ndjekur që të mësuar ato që rrjeti ka mësuar për jetën tonë.

Në pamje ajo tregon sesi hynë në kërkimin e Google me shkrimin ‘ad settings google’ regjistrohet me të dhënat e saj, dhe më pas kalon në një listë ku shihet se rrjeti ka të regjistruar moshën tënde, gjininë dhe gjuhët që mund të flasësh.

Në informacione shihej që gruaja ishte gjithashtu e interesuar në ‘arkitekturë’ dhe ‘pajisje radio’.

Video është shikuar dhjetra mijëra herë dhe është mbushur me komente nga njerëz që shpreheshin të habitur sesa shumë të dhëna Google dinte për ta.

Një person shkruante: “Oh Zot. E provova dhe unë – sa shumë informacion që kishte!”

Dikush tjetër komentonte: “Dhe ishte plotësisht i saktë.”

Një i tretë shkruante: “Prandaj unë i heq gjithmonë këto opsione.”

Por kishte dhe të tjerë që kontrollonin për veten e tyre dhe zbulonin se informacionet ishin të pasakta.

Një person tha: “Kjo thotë për mua se jam 44+ vjeç, kurse unë jam vetëm 19.”

Edhe një tjetër e mbështeste me ironi: “Me sa duket unë jam 65-vjeç dhe jam i interesuar për Utah dhe programet ‘reality TV’.”

Siç mund ta dini, motorët e kërkimit të rrjetit regjistrojnë informacion për të gjithë përdoruesit, siç janë videot që shikoni, vendndodhjen, dokumente ose reklama të bashkëngjitura që njihen si ‘cookie’ dhe pak e shumë çdo gjë që klikoni.

Google thotë se të gjitha këto i bën ‘që shërbimet të jenë sa më të mira për ty’.

Aty shpjegohet se në këtë mënyrë shërbimet dhe reklamat janë më specifike për persona të caktuar (si Search apo YouTube), prej partneritetit me rrjete apo reklamues të tjerë.

Google premton se nuk i shet kurrë të dhënat e tua por vetëm ‘specifikon reklamat kur je online’ – por pa i dhënë informacionet e tua kompanive reklamuese.

Në qoftë se nuk ju pëlqejnë këto, atëherë secili mund të zgjedhë të fikë, pra të vendosë në ‘off’ opsionin “ad personalisation” në rrjetin Google – të cilin e gjeni në të njëjtën faqe të parametrave të reklamave, ku janë informacionet e tua personale.

Related Posts

Braktisën gjithçka në Amerikë për të jetuar në Sarandë, historia e çiftit nga SHBA
Kryesore

Braktisën gjithçka në Amerikë për të jetuar në Sarandë, historia e çiftit nga SHBA

19/08/2026
5 vendet sekrete që qeveritë (dhe shkencëtarët) ia kanë ndaluar publikut
Argjiro +

5 vendet sekrete që qeveritë (dhe shkencëtarët) ia kanë ndaluar publikut

01/08/2026
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë/ Eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
Pikante

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë/ Eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

26/07/2026
Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Kapet në Vlorë peshku 27 kg, peshkatarit iu deshën 30 minuta ta nxirrte nga deti
Lajme

Kapet në Vlorë peshku 27 kg, peshkatarit iu deshën 30 minuta ta nxirrte nga deti

15/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Del video, dhuna fizike e arbitrit nga Presidenti Xhaferri pas ndeshjes Elbasani-Vllaznia – Balkanweb.com – News24

Del video, dhuna fizike e arbitrit nga Presidenti Xhaferri pas ndeshjes Elbasani-Vllaznia – Balkanweb.com – News24

30/08/2026
Broja në “listën e zezë”, mes 10 transferimeve më të këqija në Angli

Broja nuk u ftua nga Burnley, trajneri tregon arsyet

30/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al