• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sistemet Patriot, ‘mburoja’ që mund të vendosë fatin e luftës në Ukrainë

04/07/2025
Sistemet Patriot, ‘mburoja’ që mund të vendosë fatin e luftës në Ukrainë

Në fillim të vitit të kaluar, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri një deklaratë të ndjerë që pasqyronte situatën e vështirë në vendin e tij:
“Dua të falënderoj nga zemra krijuesit e sistemit Patriot. Nuk ka një tjetër sistem që mund të ndalojë raketat ruse, qofshin ato konvencionale apo balistike,” u shpreh ai. Dhe sipas ekspertëve ushtarakë, kjo deklaratë është më shumë se e saktë: aktualisht, Patriot mbetet sistemi më i avancuar tokë-ajër në botë për nga fuqia dhe saktësia.
Aktualisht, Ukraina disponon tetë sisteme Patriot, nga të cilat vetëm gjashtë janë funksionale, ndërsa dy të tjerë ndodhen në riparim. Pjesa më e madhe e tyre është vendosur në kryeqytet për të mbrojtur jo vetëm popullsinë civile, por edhe institucionet shtetërore. Secili sistem kërkon raketa të tipit PAC-3 dhe PAC-2 për të përballuar kërcënimet si raketat Iskander dhe Khinzal të Rusisë. Për funksionimin e një baterie të vetme janë të nevojshëm rreth 90 ushtarakë të specializuar.
Këto sisteme janë të pakta dhe shumë të kërkuara. Sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Londër, në të gjithë botën janë vetëm 186 njësi funksionale të sistemit Patriot dhe vetëm 16 vende i zotërojnë ato. Rreth një e treta janë në pronësi të Shteteve të Bashkuara, të cilat i kanë vendosur shumë prej tyre në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme për të mbrojtur aleatët e vet.
Disa dhjetëra janë në rajonin indo-paqësor për të përballuar kërcënimet nga Kina dhe Koreja e Veriut, ndërsa së fundmi një sistem është zhvendosur në Lindjen e Mesme për të mbrojtur Izraelin. Aleatët evropianë zotërojnë rreth 40 njësi, përfshirë edhe tetë që ndodhen aktualisht në Ukrainë. Një i nënti, i ardhur nga Izraeli dhe që ndodhet në fazë mirëmbajtjeje për Ukrainën, është model më i vjetër dhe më pak efektiv.
Sistemi Patriot u konceptua në fund të viteve ’60 nga kompania amerikane Raytheon, që operon në fushën e industrisë ajrore dhe të mbrojtjes. Emri i tij është akronim i shprehjes angleze “Phased Array Tracking Radar to Intercept On Target”. Patriot u përdor për herë të parë në vitin 1990 gjatë operacionit “Desert Storm” në Irak, për të mbrojtur Izraelin dhe Arabinë Saudite nga raketat Scud të ushtrisë së Saddam Husseinit.
Gjatë mandatit të tij, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar në mënyrë të përsëritur kërkesat e Zelensky-t për më shumë sisteme Patriot, duke e quajtur madje presidentin ukrainas “të fiksuar pas raketave”. Një ndër pengesat kryesore mbetet kostoja e lartë: sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), një bateri e vetme Patriot kushton rreth 1.1 miliardë dollarë, 400 milionë për sistemin bazë dhe 690 milionë për raketat.
Një raketë e vetme llogaritet të kushtojë mbi 4 milionë dollarë. Sfida më e madhe për Ukrainën është sigurimi i mjaftueshëm i raketave interceptuese, për të cilat Lockheed Martin dhe Raytheon janë duke rritur prodhimin, por kapacitetet aktuale ende nuk përmbushin nevojat në rritje të Kievit.
Zëvendësimi i sistemit Patriot është i vështirë. Në dekadën e fundit, Franca dhe Italia kanë zhvilluar së bashku sistemin tokë-ajër SAMP/T, i aftë të interceptojë raketa balistike, dronë dhe avionë luftarakë. Megjithatë, shumë vende evropiane preferojnë Patriot për shkak të besueshmërisë më të lartë. Edhe sistemi gjerman IRIS-T paraqet një alternativë, por ai ka rreze më të shkurtër veprimi krahasuar me Patriot.
Në këtë kontekst, deklarata e fundit e Zelensky-t – “Ne mbështetemi te ndihma e vazhdueshme e SHBA-së, sepse ato kanë mjete që Evropa nuk i zotëron, si Patriotët”, nuk është një thirrje e re për Uashingtonin. Por një kujtesë se pa këto sisteme, miliona jetë njerëzore në Ukrainë janë në rrezik. Dhe pa to, presidenti rus Vladimir Putin do ta ketë shumë më të lehtë të fitojë këtë luftë.

Related Posts

“Gabime që s’duhet të ndodhin më”/Shërbimi Sekret i SHBA pezullon 6 agjentë pas sulmit ndaj Trump
Planet

“Gabime që s’duhet të ndodhin më”/Shërbimi Sekret i SHBA pezullon 6 agjentë pas sulmit ndaj Trump

10/07/2025
Emmanuel Macron “flirton” me princeshën britanike, i shkel syrin gjatë banketit në Kështjellën Windsor.
Planet

Emmanuel Macron “flirton” me princeshën britanike, i shkel syrin gjatë banketit në Kështjellën Windsor.

10/07/2025
Kievi, sërish nën sulm masiv me dronë nga Rusia/ Të paktën dy të vrarë dhe 13 të plagosur
Planet

Kievi, sërish nën sulm masiv me dronë nga Rusia/ Të paktën dy të vrarë dhe 13 të plagosur

10/07/2025
“Operacioni më i madh logjistik në histori” – Izraeli merr dërgesën e pajisjeve ushtarake amerikane të bllokuar nga Biden
Planet

“Operacioni më i madh logjistik në histori” – Izraeli merr dërgesën e pajisjeve ushtarake amerikane të bllokuar nga Biden

10/07/2025
Shefja e BE-së përballet me votëbesim në PE, Vikton Orban në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj
Planet

Shefja e BE-së përballet me votëbesim në PE, Vikton Orban në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj

10/07/2025
Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë në Berlin: Aleatët duhet të rrisin prodhimin e armëve
Planet

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë në Berlin: Aleatët duhet të rrisin prodhimin e armëve

09/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

“Gabime që s’duhet të ndodhin më”/Shërbimi Sekret i SHBA pezullon 6 agjentë pas sulmit ndaj Trump

“Gabime që s’duhet të ndodhin më”/Shërbimi Sekret i SHBA pezullon 6 agjentë pas sulmit ndaj Trump

10/07/2025
Toka dhe biznese, Prokuroria e Gjirokastrës kërkon konfiskimin e pasurive të një personi

Toka dhe biznese, Prokuroria e Gjirokastrës kërkon konfiskimin e pasurive të një personi

10/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al