• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Situata e zjarreve në vend, regjistrohen 14 vatra zjarri, mbeten aktive 4 prej tyre

04/07/2025
Situata e zjarreve në vend, regjistrohen 14 vatra zjarri, mbeten aktive 4 prej tyre

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme, 4 korrik 2025, lidhur me situatën e zjarrit në vend.
Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 09:00, deri në 20:30, janë raportuar 14 vatra zjarri.
Nga këto vatra, është arritur fikja e dhjetë prej tyre, ndërsa katër të tjera mbeten ende aktive.
Vatrat aktive shënohen në Malin e Shedenikut në Vlorë, në landfillin e Elbasanit, në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj të Kukësit, si dhe në fshatin Bulticë të Tiranës.
“Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00, datë 04.07.2025, deri në orën 20:30, datë 04.07.2025, janë raportuar 14 vatra zjarri.
Nga këto janë shuar 10 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
Fshatin Burrel, nj.adm. Komsi, bashkia Mat.Fshatin Hajmel, nj.adm. Hajmel, bashkia Vau-Dejës.Fshatin Perondi, nj.adm. Perondi, bashkia Kuçovë.Lagja “Gur i Bardh”, nj.adm. Ura Vajgurore, bashkia Dimal.Fshatin Draç, nj.adm. Ishëm, bashkia Durrës.Fshati Draç, nj.adm. Ishëm, bashkia Durrës.Fshati Rrashbull, nj.adm. Rrashbull, bashkia Durrës.Fshati Katund i Vjetër, nj.adm. Rubik, bashkia Mirditë.Fshati Fushë Prezë, nj.adm. Prezë, bashkia Vorë.Fshati Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan.Aktualisht, janë aktive vatrat në:
Qarku Vlorë
Midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, zjarri i rënë më datë 01.07.2025 vazhdon të jetë aktiv në Malin e Shedenikut mbi fshatin Malçan, në një sipërfaqe me pyll pishe në një distancë shumë të largët dhe të pamundur për tu arritur në këmbë. Zjarri po monitorohet në distancë nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan. Nuk ka rrezik për zona të banuara.Qarku Elbasan
Më datë 04.07.2025, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan. Nisur nga situata e krijuar, ku për shkak të punës me intensitet të lartë dhe orë të zgjatura që prej ditës së Martë, ka përmirësim të situatës në landfill.Aktualisht në terren janë angazhuar këto forca dhe mjete:
4 mjete zjarrfikese (1 mjet i MZSH Elbasan, 2 mjete të FA, 1 mjet i MZSH Tiranë, pritet edhe një mjet i MZSH Berat)
5 mjete të tonazhit të rënd të bashkisë Elbasan
2 kamiona vetëshkarkues të ushtrisë nga FA.
15 mjete të tonazhit të rend të subjekteve private (trailera)
5 fadroma të bashkisë Elbasan
1 fadromë e subjektit privat
1 fadromë e kompanisë së inceneratorit
1 traktor i Forcave të Armatosura.
1 ekskavator i kompanisë së inceneratorit
1 ekskavator i subjektit privat
1 pomp thithëse me kapacitet të lartë nga Forcat e Armatosura.
Qarku Kukës
Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, bashkia Has, vazhdon të jetë aktiv brenda perimetrit të tij zjarri i rënë në një sipërfaqe me pyll pishe. Në terren, janë angazhuar për shuarjen e tij:10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 4 forca të Mzsh Has me 1 automjet, 4 forca policore, 2 forca bashkiake dhe 10 forca vullnetare. Forcat kanë punuar dhe kanë izoluar vatrën e zjarrit.Qarku Tiranë
Në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv me intensitet të ulët zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Në vendngjarjë ka operuar 1 helikopter Cougar paraditen dhe pasditen e sotme, i cili ka bërë të mundur izolimin e tij. Në zonën e zjarrit po punojnë 20 forca zjarrfikëse, si dhe 20 forca të APR-së së bashkisë Tiranë, të cilat vijojnë me mjete rrethanore dhe ato individuale për shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit. Sipërfaqe e përshkuar është afërsisht 4 ha. Zjarri është izoluar plotësisht“, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vanesa shpërthen në lot pas takimit me nënën e Indritit, çfarë ndodhi?

Vanesa shpërthen në lot pas takimit me nënën e Indritit, çfarë ndodhi?

02/05/2026

Britney Spears drejt marrëveshjes për të shmangur dënimin me burg!

02/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al