• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Situatë e trazuar te Partizani/ Merkato me shumë largime, nga drejtori sportiv te titullarët

25/07/2026
Ekipe në Europë përfitojnë nga largimet e “demave”, tre prej tyre do jenë menjëherë në aktivitet

Ndryshimet te Partizani nuk kanë përfshirë vetëm futbollistët. Vetëm pak javë përpara se merkato të hynte në fazën më intensive, klubi u përball edhe me largimin e drejtorit sportiv Agim Ibraimi. Ish-futbollisti, i cili ishte prezantuar me shumë bujë nga presidenti Gazment Demi më 9 janar, dha dorëheqjen pas një eksperience që zgjati vetëm disa muaj.

Edhe pse ishte i pranishëm në nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri, situata ndryshoi shpejt dhe Ibraimi vendosi të mbyllte bashkëpunimin me të kuqtë. Largimi i tij erdhi në një moment delikat, kur Partizani pritej të hynte fuqishëm në merkato për të rindërtuar skuadrën pas sezonit zhgënjyes, në të cilin mbeti jashtë Kupave të Europës për herë të parë pas 11 vitesh. Deri tani, klubi ende nuk ka zyrtarizuar afrime, ndërsa merkato është karakterizuar më shumë nga largimet sesa nga përforcimet. Kjo situatë e bën edhe më të rëndësishëm rolin e trajnerit Florin Bratu, i cili po vlerëson grupin përpara se të vendosen hapat e ardhshëm në merkato.

 

LARGIME TË TJERA- Qaka nuk është i vetmi emër që i ka dhënë fund aventurës me Partizanin. Në listën e largimeve bën pjesë edhe Laorent Shabani, një tjetër afrim i merkatos së janarit që nuk arriti të fitonte hapësirat e dëshiruara. Sulmuesi u aktivizua në vetëm 10 ndeshje, duke regjistruar 329 minuta në fushë. Edhe pse dha dy asistime, ai nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës dhe nuk bindi drejtuesit teknikë për të qenë pjesë e projektit të ri. Ndërkohë, një tjetër largim i rëndësishëm ishte ai i Vusal Isgandarlit. Futbollisti azerbajxhanas u transferua te Malisheva dhe, në një intervistë për mediat në vendlindje, shpjegoi se ndarja me Partizanin ishte rezultat i një marrëveshjeje të përbashkët.

 

Isgandarli zbuloi se palët diskutuan për buxhetin dhe kushtet e kontratës, përpara se të vendosnin që rrugët të ndaheshin në mënyrë miqësore. Sulmuesi theksoi se ruan respekt maksimal për klubin e kuq, të cilin e cilësoi si shumë të rëndësishëm në karrierën e tij. Po ashtu, ai tregoi se zgjedhja për t’u transferuar te Malisheva erdhi pasi klubi kosovar i plotësoi të gjitha kushtet që kërkonte.

 

 

 

 

“Ranë dakord me të gjitha kushtet e mia, ndaj i përfunduam negociatat me një notë pozitive”, deklaroi Isgandarli, duke shtuar se kushtet në klubin e ri janë dukshëm më të favorshme jo vetëm financiarisht, por edhe në aspektet e tjera të kontratës.

 

Në total, Partizani ka parë të largohen këtë verë emra si Vusal Isgandarli, Karlos Martinez, Amos Nondi, Altin Bytyçi, Kamer Qaka dhe Laorent Shabani, ndërsa Alban Hoxha i dha fund karrierës si futbollist për t’iu bashkuar stafit teknik në rolin e trajnerit të portierëve. Me kaq shumë ndryshime në një periudhë kaq të shkurtër, vera e Partizanit po shndërrohet në një proces të plotë rindërtimi. Tashmë mbetet për t’u parë nëse drejtuesit do të kalojnë nga faza e largimeve te afrimet, në mënyrë që Florin Bratu të ketë në dispozicion një skuadër konkurruese për sezonin e ri.

Related Posts

Chelsea, në kërkim të një trajneri, Alonso i pari në listë
Sport

Derbi jashtë fushe, Çabi Alonso rrit presion për yllin e Arsenalit

11/08/2026
Chelsea, në kërkim të një trajneri, Alonso i pari në listë
Sport

Derbi jashtë fushe, Çabi Alonso rrit presion për yllin e Arsenalit

11/08/2026
Është kthyer në legjendë, Parisi i dashuruar pas Luis Enrique, gatoi kontrata e re
Sport

Luis Enrique sfidon Real Madrid: Synojmë trofeun e tretë radhazi në Champions

11/08/2026
Izraeli përplas UEFA-n me FIFA-n, përfshihet edhe presidenti Trump
Sport

“Do ishte gabim i tmerrshëm”, Trump i del në krah Infantinos: Largimi i tij do ndikonte negativisht

11/08/2026
I shokuar nga vdekja e babait, Messi po reflekton tërheqjen nga futbolli?
Sport

I shokuar nga vdekja e babait, Messi po reflekton tërheqjen nga futbolli?

11/08/2026
Izraeli përplas UEFA-n me FIFA-n, përfshihet edhe presidenti Trump
Sport

“Do ishte gabim i tmerrshëm”, Trump i del në krah Infantinos: Largimi i tij do ndikonte negativisht

11/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al