Bashkia Gjirokastër njofton sot se janë mbjellë pemë në rrugën hyrëse të fshatit Lazarat. Aksioni është në kuadër të Ditëve Kombëtare të Gjelbërimit, ndërsa pemët thotë bashkia përmes një njoftimi, u blenë nga banorët dhe më pas ata ia dhuruan Agjencisë së Shërbimeve Publike.
“Nje nisme per tu vleresuar, falenderim i vecante per seicilin qe kontribuoi. Nje veprim domethenes qe tregon shume. Mbjellim sot nje peme duke shtuar frymemarrjen per vete dhe natyren. Cdo moment ne pune,cdo dite prane komunitetit!”, thotë bashkia në njoftimin e saj.
©ArgjiroLajm.net