Ditët e ngrohta dhe me diell kanë ikur. Moti i ftohtë u rikthye në vend. Disa zona madje u mbërthyen jo vetëm nga temperatura të ulëta, por dhe nga reshje dëbore. Nuk raportohet për probleme, gjithësesi në Rrugën e Kombit dhe rrugët e tjera nacionale, kompanitë sipërmarrëse po përdorin kripë për trajtimin e tyre dhe mbajtjen në qarkullim.