Mungesa e ndriçimit publik në Gjirokastër mbetet një problem shqetësues për qytetarët. Situata është më e rëndë sidomos në lagjet e sipërme të qytetit siç është lagjja ‘Dunavat’. Banorët thonë se lëvizja gjatë natës është shumë e vështirë. Ndonëse ata janë ankuar në bashki për këtë çështje, thjesht kanë marrë premtime se ndriçimi nuk do të mungojë më, por deri tani nuk është vënë uji në zjarr. Përveç lagjeve të sipërme, ndriçimi publik mungon gjithashtu edhe në rrugën nga ‘Ura e Lumit’ te ‘Postblloku’.