• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SKANDAL me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, zbulohet kompania që falsifikoi dokumentet

16/09/2019
Impakti i rrugës Kardhiq-Delvinë: Gjirokastra dhe Saranda me ofertë të përbashkët turistike

Ndërtimi i tunelit lidhës Kardhiq-Delvinë, është një nga premtimet e qeverisë Rama që do të mbetet në letër dhe në “3D”. Ministria e Infrastrukturës ka anuluar tenderin 23 milionë euro për lotin e 7 të rrugës Kardhiq-Delvin, pasi paratë siç u shpreh Belinda Balluku, ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, duhet të shkojnë për të tjera projekte që kanë më shumë prioritet. Spekulimet dhe denoncimet për anulimin e këtij tenderi janë të shumta, por të përqëndrohemi në mënyrë kronologjike, tek ajo që ka ndodhur.

Tenderi për lotin e shtatë të kësaj rruge, u zhvillua më datën 17 qershor. Në tender morën pjesë 6 kompani, me oferta të cilat varionin nga 15 deri në 19 milionë euro, pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar, (TVSH).

Autoriteti Rrugor Shqiptar skualifikoi 5 ofertat më të ulëta, me pretendimin se nuk përmbushnin kriteret teknike duke shpallur fituese në tender ofertën me çmimin më të lartë, përkatësisht atë të kompanisë italiane IRCOP në konsorcium me tre kompani të tjera shqiptare. Ky konsorcium kishte ofruar ta ndërtonte tunelin e Kardhiqit për një çmim prej 19 milionë euro pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar ose 4 milionë euro më shumë se sa oferta më e ulët.

Vendimi u ankimua në Komisionin e Prokurorimit Publik nga 4 shoqëri shqiptare, të kryesuara nga Gjoka Shpk, (e skualifikuar nga tenderi), të cilat pretendonin se vendimi i ARRSH ishte i padrejtë. KPP e pranoi kërkesën e tyre, duke ndryshuar fituesin.

Në këtë moment, ministria e drejtuar nga Balluku bën anulimin e tenderit, me arsyetimin se qeveria nuk ka para.

Por çfarë ka ndodhur mes ARRSH, Gjoka dhe Ballukut? Një megaskandal u zbulua nga ARRSH. Ditën e djeshme, ARRSH kërkoi nisjen e hetimit për kompaninë “Gjoka construction”, pasi sipas ARRSH, kjo firmë ka paraqitur të dhëna fiktive, për tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë, që është ‘loti 7’ dhe që u anulua nga Balluku.

Dosja.al ka mësuar se kompania “Gjoka sh.p.k”, ka konkurruar duke paraqitur dokumentacion të rremë, në kundërshtim me kërkesat e tenderit për të vërtetuar punime të ngjashme për tunele automobilistike.

Dokumentet e paraqitur nga Gjoka, i përkisnin punimeve që kjo kompani ka realizuar në “Rrugën e Arbërit”, punime që sipas kontrolleve, nuk kanë përfunduar sipas kontratës.

“Punimet nuk kanë përfunduar sipas kontratës. Ka zëra punimesh që janë pasqyruar si të përfunduar, por në fat puna vijon. Të dhënat e paraqitura nga firma ‘Gjoka’ janë fiktive dhe jo reale dhe nuk përputhen me punimet e kryera në terren. Tunelet në ndërtim quhen të papërfunduara prandaj kërkojmë fillimin e një procedure hetimi administrativ lidhur me informacionin e rremë që paraqiti “Gjoka Construction” thuhet ndër të tjera në shkresën e firmosur nga ARRSH-ja në 12 shtator, që kërkon nisjen e hetimit administrativ. Gjoka sh.p.k ka pretenduar, se ka kryer punime, por në realitet ato nuk ekzistojnë.

Bëhet fjalë për ndërtim drenazhi, torkretim me llaç, çimento, vendosje rrjete teli në skarpata zgarë hekuri, sistemi në ndriçim për njoftim evakuimi, sistemi i njoftimit të emergjencave në tunele, sistemi i detektimit të alarmit të zjarrit dhe ai i tokëzimit.

Po të njëjtat burime, i thanë Dosja.al, se është kjo arsyeja pse Balluku ka kërkuar anulimin e tenderit. Zbulimi nga ARRSH i skandalit me Gjoka Construction, kompani e cila ka marrë paratë për ndërtimin e rrugës së Arbërit, është një ‘gropë’ e zezë e cila duhet zbardhur sa më parë./ Dosja.al

Related Posts

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë
Kryesore

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

30/08/2026
Legalizimet në Lushnje, Kadastra nxjerr emrat e dosjeve që kanë nevojë për plotësim dokumentacioni dhe të poseduesve që nuk u gjendën në objekt (Lista)
Kryesore

Legalizimet në Lushnje, Kadastra nxjerr emrat e dosjeve që kanë nevojë për plotësim dokumentacioni dhe të poseduesve që nuk u gjendën në objekt (Lista)

30/08/2026
Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Kryesore

Tërmet në jug të Shqipërisë, ja ku ishte epiqendra

30/08/2026
Apeli lë jashtë Pacollin nga administrimi i Aeroportit të Vlorës deri në vendimin përfundimtar
Kryesore

Konflikti për aeroportin e Vlorës, Pacolli zbardh takimin në Ministrinë e Infrastrukturës

30/08/2026
Balluku jep porositë për deputetët: Koha për të dëgjuar!
Kryesore

Balluku jep porositë për deputetët: Koha për të dëgjuar!

29/08/2026
Dokumenti që zbulon sfidën e socialistëve
Kryesore

Dokumenti që zbulon sfidën e socialistëve

29/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alarm në NFL, ish-lojtarët dhe shqetësimi për sëmundjet e trurit

Alarm në NFL, ish-lojtarët dhe shqetësimi për sëmundjet e trurit

30/08/2026
Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

30/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al