• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skandalet në “Stop”, pas 10 ditësh Prokuroria e Gjirokastrës kujtohet të reagojë për dhunën ndaj avokates dhe konfliktin mes familjes Buzheri (Deklarata)

06/02/2020
Prokurorit të Gjirokastrës i afrohet radha për vetting, KLP miraton sot aktin e vlerësimit profesional

Prokuroria e Gjirokastrës ka reaguar sot përmes një deklarate, e protokolluar dhe e nënshkruar nga drejtuesi Julian Çafka, lidhur me dy skandalet e transmetuara në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan. Sa i përket rastit të parë të konfliktit mes Islam Buzherit dhe Alfons Buzherit për çështjen e pronësisë së magazinës në Kordhocë, prokuroria thotë se është e pavërtetë që nga ana e këtij institucioni mbahet qëndrim i njwanshem nw favor të njërës palë. Prokuroria shpjegon se për këtë rast janë bashkuar bashkë disa procedime penale. Sidoqoftë emisioni “Stop” faktoi me pamje dhe dokumente se si Prokuroria dhe Policia e Gjirokastrës ishin në shërbim të njërës palë dhe jo të ligjit. (Denoncimin e “Stop” e lexoni ketu tek Linku)

Për rastin tjetër, atë të dhunës së ushtruar nga oficeri i policisë gjyqësore Martin Pali ndaj avokates Orgesa Serani, Prokuroria sqaron:

“Pretendimi se nuk jane administruar pamjet filmike te regjistruara ne ambientet e prokurorise, nuk eshte i vertete, pasi ato jane marre konform rregullave te parashikuara ne Kodin e Procedures Penale. Nga ana e av. Orgesta Serani eshte kerkuar disa here informacion e shpjegime tek oficeri i policise gjyqesore Martin Pali, nderkohe qe ky i fundit si dhe punonjesit e tjere te prokurorise e kane sqaruar se nuk ka qene detyre e oficerit dhenia e informacionit. Personat e sipercituar kane bere kallezime reciproke kunder njeri- tjetrit”, thuhet në reagim. (Denoncimin e plote të “Stop” e lexoni këtu tek Linku)

Megjithatë është i habitshëm fakti se si Prokuroria e Gjirokastrës nuk distancohet dhe nuk dënon dhunën fizike e verbale të ushtruar brenda atij institucioni. Po kështu të bën përshtypje edhe një detaj tjetër, që Prokuroria e Gjirokastrës është kujtuar për reagimin gati 10 ditë me vonesë nga publikimi i këtyre skandaleve.

“Kjo nevoje diktohet nga rendesia qe ka imazhi i institucionit te prokurorise ne permbushjen me sukses te funksioneve te saj. Ne kete kuader, per permbushjen me sukses te detyrave, nje rendesi te veçante merr edhe besimi i publikut tek ky organ”, sqaron ndër të tjera Prokuroria e Gjirokastrës në deklaratën e sotme.

Pra, 10 ditë pas transmetimit të skandalit, organi i akuzës në Gjirokastër është i shqetësuar për imazhin e institucionit, besimin e publikut, transparencën…

Më poshtë deklarata e plotë.

 

Related Posts

Ardit Bido i bën padi në gjykatë: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!
Kryesore

Ardit Bido i bën padi në gjykatë: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!

23/06/2026
Spiropali nis sot vizitën në Greqi, diskutime për çështjen e detit dhe integrimin në BE
Kryesore

Elisa Spiropali ka një poezi për ata që e sulmojnë: Lexojeni kur t’ju merren mënd…

23/06/2026
‘Grupe serbe e greke që punojnë kundër Shqipërisë’/ Reagon Rama: Avash-avash të gjithë do dalin! Flamingot do habiten si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme
Kryesore

Rama për Dritan Goxhaj: Manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman

23/06/2026
Braçe: Nuk bëhem deputet i pavarur. Do vijoj t’i rri përballë partisë time për të vërteta që refuzon
Kryesore

Braçe: Nuk bëhem deputet i pavarur. Do vijoj t’i rri përballë partisë time për të vërteta që refuzon

23/06/2026
Plani i Dritan Goxhaj për “Shqipërinë e Re” dhe rrëzimin e Edi Ramës
Kryesore

Plani i Dritan Goxhaj për “Shqipërinë e Re” dhe rrëzimin e Edi Ramës

23/06/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërimet e reja

23/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Anglia zhgënjen ndaj Ganës, vetëm barazim

Anglia zhgënjen ndaj Ganës, vetëm barazim

24/06/2026
Trajneri Deschamps lë grumbullimin e Francës, zbulohet arsyeja

Trajneri Deschamps lë grumbullimin e Francës, zbulohet arsyeja

23/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al