• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skandali me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, zbulohet lëvizja e një prej firmave në garë

25/09/2019
Impakti i rrugës Kardhiq-Delvinë: Gjirokastra dhe Saranda me ofertë të përbashkët turistike

Ankesat për rrugën Kardhiq-Delvinë duket se nuk kanë fund dhe pas procedurës së mbikëqyrjes në Komisionin e Prokurimit Publik është ankimuar procedura e ndërtimit të lotit 7 të kësja rruge. Gjoka Konstruksion shpk ka depozituar në datën 23 shtator ankesën e saj për procedurën “Ndertim Rruga Kardhiq-Delvine Loti 7” duke mos rënë dakord me Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Javëve të fundit rruga Kardhiq-Delvinë me një historik zvarritjeje më shumë se një dekadë është bërë objekt deklaratash, kundërshtimesh, ankimimesh dhe shtyrjesh të reja.Më herët në 20 tetor në Komisionin e Prokurimit është paraqitur një ankesë nga “IKN” Instituti i Konsulences Ne Ndërtim shpk kundër Autoritetit Rrugor Shqiptar. E gjitha kjo amulli vjen në kushtet kur ministrja më herët deklaroi se loti 7 është shtyrë në kohë pasi ARRSH ka të tjera prioritete.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha për mediat pak ditë më parë se ministria ka të drejtë që ti jap prioritet disa nga çështjeve emergjente që mund të ketë dhe nuk ka lidhje me ka fonde apo nuk ka fonde. “Këto janë prioritete momentale që ka ministria dhe padyshim .

Nuk po flasim për rihapje gare sepse duhet të jemi shumë të kujdesshëm me çfarë themi, po flasim për shtyrje të një procesi. Kjo shtyrje procesi vjen për shkak sepse ka një projekt tjetër i cili është më emergjent ju duhet ta kuptoni që ARRSH nuk bën vetëm rrugë të reja kemi ura, rrugë të cilat mund të kenë emergjenca dhe duhen mbuluar” tha Balluku.

Por teksa procedura për Lotin 7 është komplikuar në lotet e tjera të rrugës që janë prokuruar dhe për të cilat ka kontrata në fuqi si loti 4,5 dhe 6 vijon normalisht. Në total sipas ofertave të shpallura fituese rruga pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit pak më shumë se 6.6 miliardë lekë apo rreth 51 milionë euro (1 euro=127 lekë) pa përfshirë këtu edhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.Rruga Kardhiq-Delvinë ka një historik të gjatë zvarritjeje me punimet që nisën në vitin 2008 por që nuk përfunduan plotësisht aksin.

Sot janë vetëm 14 kilometra punime të mbetura të cilat do të ndërtohen në vijim përmes tre kontratave që ARRSH ka lidhur dhe është në proces me kompanitë private të shpallura fituese. Në Lotin 7 është parashikuar edhe ndërtimi i një tuneli por që duket se kjo procedurë do të dojë akoma kohë për t’u finalizuar./Monitor

Related Posts

Dyshohen për 19 grabitje, tre shqiptarë të arrestuar në Itali
Lajme

Dyshohen për 19 grabitje, tre shqiptarë të arrestuar në Itali

10/10/2026
Nga veriu në jug, këto janë 15 bashkitë që shkrihen nga reforma e re, ja si do të jetë bashkimi
Kryesore

Nga veriu në jug, këto janë 15 bashkitë që shkrihen nga reforma e re, ja si do të jetë bashkimi

10/10/2026
Skandal në Dropull/ Portreti i Napoleon Zervës ekspozohet në Galerinë e Artit në Derviçan ( koloneli grek udhëhoqi masakrat dhe genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë)
Kryesore

Skandal në Dropull/ Portreti i Napoleon Zervës ekspozohet në Galerinë e Artit në Derviçan ( koloneli grek udhëhoqi masakrat dhe genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë)

10/10/2026
Kumbaro: Projekti i ri për Libohovën me Leonard Hiden, fitorja e PS nuk diskutohet
Kryesore

Shkrirja e Libohovës, kryebashkiaku: Reagimi im nuk ishte emocional. Dua t’u kërkoj falje atyre që më besuan personalisht

10/10/2026
Rama njofton krijimin e një ministrie të re
Kryesore

Rama njofton krijimin e një ministrie të re

09/10/2026
E rëndë në Selanik, vajza shqiptare goditet me thikë nga një person
Kryesore

Bie nga skela ku punonte, humb jetën shqiptari në Selanik

09/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dyshohen për 19 grabitje, tre shqiptarë të arrestuar në Itali

Dyshohen për 19 grabitje, tre shqiptarë të arrestuar në Itali

10/10/2026
Nga veriu në jug, këto janë 15 bashkitë që shkrihen nga reforma e re, ja si do të jetë bashkimi

Nga veriu në jug, këto janë 15 bashkitë që shkrihen nga reforma e re, ja si do të jetë bashkimi

10/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al