• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skandali për një HEC në Tepelenë, në favor të firmës firmosin fëmijë, emigrantë dhe persona që nuk jetojnë më (VIDEO)

07/11/2019
Skandali për një HEC në Tepelenë, në favor të firmës firmosin fëmijë, emigrantë dhe persona që nuk jetojnë më (VIDEO)

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal në Tepelenë. Një firmë, e cila duhej të merrte mendimin e banorëve për ndërtimin e një HEC-i ka falsifikuar firmat e tyre. Në listat e firmës kanë emra apo kanë firmosur fëmijë, emigrantë, persona që kanë ndërruar jetë, madje edhe një i burgosur.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankuan dhjetëra banorë të fshatit Hormovë në Tepelenë, të cilët thanë se firma “Hidro Termo”, u ka përdorur emrin dhe listën ia ka dërguar edhe ministrisë së Infrastrukturës. Ata thanë se disa emra në listë janë fiktivë, kanë ikur prej kohësh nga Hormova, por për çudi emrat e tyre janë pikërisht në listën e firmës.

Gazetarët e “Fiks Fare” verifikuan disa nga emrat e pretenduar, ku rezultoi se në një dokument të datës 30 janar 2019, firma që po ndërton HEC-in i ka çuar Bashkisë Tepelenë një listë me emra që kanë qenë pro ndërtimit. Nga verifikimi rezultoi se kanë firmosur të gjithë pjesëtarët e familjes Fatia, madje edhe dy fëmijët e mitur. Ndërkohë, në listë janë edhe pjesëtarët e familjes Rrapi, të cilët janë prej kohësh në Tiranë. Në listë është edhe emri i z.Çelo Çela, firma e të cilit, sipas banorëve është e falsifikuar.

Ndërkohë, edhe emrat e Rudjan Dhromit dhe Qazim Elmazit janë në këtë listë, madje kanë firmosur. Por, sipas banorëve, këta nuk kanë qenë dakort, madje kanë firmosur edhe te peticioni i banorëve që janë kundër këtij HEC-i. Në listë ishte edhe emri i zotit Kelian Gjinushit, madje edhe firma e tij. Keliani tha për gazetarët e Fiks Fare se nuk ka firmosur në këtë listë. “Më dënoni me burgim të përjetshëm nëse është firma ime kjo në listë” tha ai.

Sipas tij, në listë është edhe emri i nënës së tij, Festimes, por i kanë falsifikuar firmën. Gazetarët verifikuan se edhe firma e z.Igli Miha është false, apo edhe e Kajtaz Rulit. Në listë janë edhe dy të mitur E. Groshi dhe O.Groshi.

Sipas kryeplakut Irfan Çela, në listë janë edhe emrat e dy personave që kanë ndërruar jetë. Përkatësisht e Asllan Gjinushit dhe Xhixho Groshit. Gazetarët e Fiks Fare shkuan në varrezat e fshatit Hormovë dhe konstatuan se këta dy persona kishin ndërruar jetë. Në listë ishte edhe emri i z.Baki Kuça.

“Nuk jam dakort për ndërtimin. Nuk e di kush e ka vendosur emrin tim. Unë jam liruar pak ditë më parë. Kam qenë 8 vite në burg, askush nuk më ka pyetur jam pro apo kundër. Nuk e di kush e ka vënë emrin tim. Në listë është emri i bashkëshortes time si dhe i dy fëmijëve të mi, që janë në Greqi dhe Angli” thotë ai, ndërsa thotë se është totalisht kundër.

Banorët e fshatit Hormovë i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i kërkuar ministres Belinda Balluku anulimin e lejes së dhënë. Në datën 25 tetor, ministria i ka kthyer përgjigje banorëve dhe i informon se ka pasur një letërkëmbim me firmën “Hidro Termo”, ku kjo e fundit i ka dërguar edhe një dokument të datës 17 shtator 2019.

Në këtë dokument, ndër të tjera, firma i thotë ministrisë se “jemi konform të gjitha rregullave dhe ligjeve, në firmat që ne kemi është edhe firma e kryetarit të fshatit, ajo e kryetarit të Njësisë Administrative dhe e kryetarit të Bashkisë Tepelenë”.

“Fiks Fare” pyeti të tre këta persona. Irfan Çela, kryetar i fshatit Hormovë, tha se nuk ka firmosur. Ndërkohë, Leonidha Shumeli, kreu i Njësisë Administrative Qendër Tepelenë, tha se “nuk ka firmosur askund”. Sipas tij, emrin e tij e ka përdorur firma.

Gazetarët e Fiks Fare pyetën edhe kreun e Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi. I pyetur nëse ka firmosur apo jo për ndërtimin e HEC-it, ai tha se jo, madje për këtë akuzë do të ndërmarrë edhe veprimet e mëtejshme. Sipas Peçit, janë 17 emra që janë edhe në peticionin e banorëve dhe në listën e firmës.

I pyetur se disa thanë se i janë falsifikuar firmat, kryetari tha se “ta verifikojnë institucionet përgjegjëse”. Në fund, ai tha se është me banorët, ndërkohë pohoi se pa konsultimin e firmës me banorët, firma nuk duhet të veprojë. /Top Channel


Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pamela Anderson dhe Tom Cruise: Çifti i ri i Hollivudit?

Pamela Anderson dhe Tom Cruise: Çifti i ri i Hollivudit?

17/05/2026
Pas Ben Affleck, Jennifer Lopez zgjedh qetësinë… apo një dashuri të re?

Pas Ben Affleck, Jennifer Lopez zgjedh qetësinë… apo një dashuri të re?

17/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al