• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skënder Hita hap garën për tre departamentet kyçe të Policisë së Shtetit, priten ndryshime edhe në qarqe

06/07/2026
Nuk ka qetësi në Kombëtare! Titullari mungon ndaj Ukrainës

Kryepolici Skënder Hita ka hapur garën për drejtuesit e tre departamenteve kyçe në Policinë e Shtetit: Policinë Kriminale, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Kufirin e Migracionin. Ndryshimet pritet të prekin edhe drejtuesit e disa qarqeve, në kuadër të riorganizimit të strukturave policore. Mes emrave më të përfolur janë Ervin Hodaj për Policinë Kriminale dhe Idajet Faskaj për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Pas ndryshimeve të drejtorëve të policisë në qarqe, kryepolici Skënder Hita ka nisur edhe lëvizjet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të rienergjizuar organizatën. Së fundmi Hita ka hapur garën edhe për tre departamente të rëndësishme në Drejtorinë e Përgjithshme, konkretisht atë të Policisë Kriminale, të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe të Kufirit dhe Migracionit. Pas hapjes së garës, çdo oficer policie që mban gradën drejtues ka të drejtë të aplikojë.

Pas 4 vitesh me të njëjtin drejtues, Hita pritet të bëjë ndryshim në departamentin e Policisë Kriminale, që cilësohet si numri dy në policinë e Shtetit dhe që drejtohet që prej 1 gushtit 2022 nga Neritan Nallbati, të cilit i ka përfunduar mandati. Emri më potencial për të marrë drejtimin e këtij departamenti është Ervin Hodaj, drejtori aktual i komanduar i Policisë së Durrësit.

Po ashtu Hita ka hapur garën edhe për departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, që prej vitit 2020 drejtohet nga Pëllumb Seferi, i cili ka arritur rezultate të larta duke kryer ekstradime të shumta dhe duke thyer edhe mitin e ekstradimeve nga Dubai, mbi 17 të tilla, më shumë se çdo vend në Europë. Për departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare pritet të kandidojë Idajet Faskaj. Edhe për departamentin e Kufirit dhe Migracionit pritet të kemi ndryshime, i cili prej një viti drejtohet nga Saimir Muça, i emëruar kur kryepolic ishte Ilir Proda.

Pas mbylljes së garës në këto tre departamente, Hita pritet të bëjë edhe ndryshime edhe në qarqet ku ende nuk ka ndryshuar drejtuesit, atë të Beratit, Elbasanit, Korçës, Gjirokastrës dhe Durrësit, pasi drejtori i komanduar në këtë qark Ervin Hodaj pritet të jetë kandidat potencial për të marrë drejtimin e Policisë kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania”

10/11/2026
Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al