• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SKI/ Historike, Globi i 6-të i Kristaltë për Shifrin! Lara Kolturi e mbyll në vendin e 15-të

26/03/2026
SKI/ Historike, Globi i 6-të i Kristaltë për Shifrin! Lara Kolturi e mbyll në vendin e 15-të

Mikaela Shifrin nuk la vend për përmbysje. Skiatorja amerikane hyri në finalen e sllallomit gjigant të Kupës së Botës në Lillehammer të Norvegjisë, e vetëdijshme se Globin e Madh të Kristaltë mund ta humbiste vetëm në rast të një gabimi.

I mjaftonte të përfundonte mes 15 më të mirave. Për më tepër, nëse nuk do të merrte pikë, gjermanes Ema Aisher do t’i duhej të fitonte në një disiplinë që nuk është pika më e forta e saj. Shifrin përfundoi e njëmbëdhjeta pas dy zbritjeve. Kështu, Globi i përgjithshëm i Kristaltë është sërish i saj. Ky është i gjashti, pas atyre të fituar në vitet 2017, 2018, 2019, 2022 dhe 2023, duke barazuar rekordin e ikonës austriake, Anemarie Moser-Proll.

Amerikania mbyll kështu një sezon në të cilin fitoi globin e saj të nëntë në sllallom, duke kaluar tetë titujt e Ingemar Stenmark (sllallom) dhe Lindsi Vonn (zbritje). Ajo arriti në 110 fitore në Kupën e Botës dhe fitoi medaljen e artë në sllallomin olimpik të “Milano-Cortina”, pasi kishte mbetur pa medalje në Lojërat Olimpike “Pekin 2022”. Në garën e djeshme të sllallomit gjigant në Lillehammer, ajo e mbylli zbritjen e parë me kohën e 17-të më të mirë (1:09.45). Aisher, e cila e shtyu vendimin për Globin edhe një ditë falë vendit të tretë në finalen e sllallomit të martën (të fituar nga Shifrin), përfundoi e treta (1:08.16), në një raund të dominuar nga kanadezja Valerie Grenier (1:07.90).

Në zbritjen e dytë, Shifrin përfundoi e shtata (1:09.36). Aisher (1:10.67) regjistroi kohën më të dobët mes 27 skiatoreve. Shuma e kohëve e renditi amerikanen në vendin e 11-të (2:18.81), një rezultat më se i mjaftueshëm për të fituar Globin e Madh. Lotët i dolën në sy sapo u shpall kampione. Grenier fitoi garën e sllallomit gjigant (2:16.79), me norvegjezen Mina Furst Holtman në vendin e dytë (2:17.22) dhe austriaken Julia Sheib në vendin e tretë (2:17.36), e cila e kishte siguruar matematikisht Globin e kësaj disipline prej 10 ditësh. Ndërkohë, Aisher u rendit e dymbëdhjeta (2:18.83), duke e përfunduar në vendin e dytë kompeticionin. Për sa i përket meshkujve, triumfi në Kupën e Botës shkoi për zviceranin Marko Odermat, i cili ka bërë një sezon dominues, duke fituar me diferencë të madhe ndaj vendit të dytë, brazilianit Lukas Pinheiro.

LARA KOLTURI – Në garën e fundit të sllallomit gjigant që mbylli zyrtarisht Kupën e Botës, dje konkurroi edhe Lara Kolturi. Kjo disiplinë edhe një herë tjetër u konfirmua që nuk është e preferuara për skiatoren kuqezi. Kolturi u rendit e 11-të në zbritjen e parë dhe 23-ta në të dytën, duke e përfunduar garën në vendin e 17-të, me diferencë +2.45 nga kreu. Lara e mbyll kështu klasifikimin e përgjithshëm final të Kupës së Botës në vendin e 15-të, por duke marrë çmimin “Ylli i së ardhmes”, trofe që jepet për skiatoren më të mirë për kategorinë e të rejave. Një titull që tregon se 19-vjeçarja ka një të ardhme të madhe përpara, duke shpresuar që të vazhdojë të jetë pjesë e Shqipërisë. “Ishte një sezon i gjatë, me gara të bukura dhe emocione. Tani dua të çlodhem të pushoj pak dhe të filloj pastaj punën për sezonin e ardhshëm. Kam mësuar shumë dhe e di se ku duhet të përmirësohem për të arritur rezultate më të mira”, ishte komenti i Larës për “Rtsh Sport” në përfundim të garës së djeshme në Norvegji, etapë që shënoi fundin e Kupës së Botës 2025-2026.3


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Max Fosh “djeg” kartonin e verdhë, spektakël në ndeshjen e bamirësisë të Sidemen
Sport

Max Fosh “djeg” kartonin e verdhë, spektakël në ndeshjen e bamirësisë të Sidemen

19/04/2026
Rikthehet në Bukuresht, tifozët rumunë i rezervojnë një pritje madhështore legjendës kuqezi
Sport

Rikthehet në Bukuresht, tifozët rumunë i rezervojnë një pritje madhështore legjendës kuqezi

19/04/2026
MLS/ Lionel Messi i papërmbajtshëm, argjentinasi realizon dopietë ndaj Colorado-s
Sport

MLS/ Lionel Messi i papërmbajtshëm, argjentinasi realizon dopietë ndaj Colorado-s

19/04/2026
Goditje e rëndë për Gjermaninë, “ylli” i Bayern Munich humbet botërorin
Sport

Goditje e rëndë për Gjermaninë, “ylli” i Bayern Munich humbet botërorin

19/04/2026
Premier League/ United konsolidon pozitat në zonën Champions, De Zerbi merr pikën e parë me Tottenham
Sport

Premier League/ United konsolidon pozitat në zonën Champions, De Zerbi merr pikën e parë me Tottenham

19/04/2026
United feston në Londër, merr 3 pikë ndaj Chelseat
Sport

United feston në Londër, merr 3 pikë ndaj Chelseat

18/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Studim i ri/ Foshnjat Neandertale rriteshin shumë më shpejt se njerëzit modernë

Studim i ri/ Foshnjat Neandertale rriteshin shumë më shpejt se njerëzit modernë

19/04/2026
“Nuk dinim çfarë po bënim”: Khloé Kardashian rrëfen fillimet e DASH

“Nuk dinim çfarë po bënim”: Khloé Kardashian rrëfen fillimet e DASH

19/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al