• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Socialistët në Gjirokastër “lidhin besë”, Kumbaro: Kur bën shumë punë, ka rrezik të gabosh (VIDEO)

29/08/2026
Socialistët në Gjirokastër “lidhin besë”, Kumbaro: Kur bën shumë punë, ka rrezik të gabosh (VIDEO)

Një ditë me diskutime politike është zhvilluar në qarkun e Gjirokastrës, ku deputetët dhe drejtuesit e Partisë Socialiste kanë diskutuar për angazhimet dhe punën që i pret në sezonin e ri politik.

Drejtuesja politike e PS-së për qarkun e Gjirokastrës, njëkohësisht ministre e Arsimit, Mirela Kumbaro, thekson se fokusi kryesor do të jetë forcimi i pranisë në territor dhe një komunikim më i drejtpërdrejtë me qytetarët, në çdo bashki dhe komunitet.

Sipas Kumbaros, objektivi është që përfaqësuesit politikë të jenë çdo ditë më pranë njerëzve, duke dëgjuar më mirë problematikat e tyre, duke reaguar në kohë dhe duke mbajtur përgjegjësi për angazhimet e marra.

“Prania besnike” në territor, nga Memaliaj në Dropull, nga Këlcyra në Tepelenë, nga Përmeti në Libohovë e Gjirokastër, do të jetë një prej shtyllave të punës politike në qark, shprehet Kumbaro.

Në reagimin e saj, ajo e lidh këtë qasje edhe me dokumentin “BESA”, si një angazhim për fjalën e mbajtur dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve.

Një tjetër element i rëndësishëm i qasjes së re është “Pasqyr Albania”, që sipas Kumbaros synon të sjellë një mënyrë të re të marrëdhënies me qytetarët, përmes më shumë komunikimit, transparencës dhe përgjegjshmërisë.

“Pasqyr Albania është një mënyrë e re për ta kthyer këtë marrëdhënie me qytetarët në më shumë komunikim, më shumë përgjegjshmëri dhe shërbime më të mira për njerëzit që përfaqësojmë”, shprehet ajo.

Për drejtuesit socialistë të qarkut, sezoni i ri politik pritet të shoqërohet me një intensifikim të punës në terren dhe me një vëmendje më të madhe ndaj problematikave konkrete të komuniteteve, duke synuar që komunikimi me qytetarët të jetë i vazhdueshëm dhe angazhimet politike të përkthehen në përgjegjësi konkrete.

Me mesazhet “Prani Besnike”, “BESA” dhe “Pasqyr Albania”, Kumbaro vendos në qendër të sezonit të ri politik raportin me qytetarët, praninë në territor dhe mbajtjen e përgjegjësisë për fjalën e dhënë.

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2026/08/AQOfUnTFox37QP6tULUPyk9wscLfUqOy8BkFjfZXspyd5i5_WZMei5TRuqV9mFsTYN6JQOYc5h5j3Dyc23cDFn2D-Bql3XsX2UmxFWucpQ.mp4

Related Posts

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme

25/10/2026
Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm
Kryesore

Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm

25/10/2026
Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard
Kryesore

Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard

25/10/2026
Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti
Kryesore

Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti

25/10/2026
Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve
Kryesore

Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve

25/10/2026
Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!
Kryesore

Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!

25/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kane ngjitet në majë, fiton Topin e Artë

Kane ngjitet në majë, fiton Topin e Artë

27/10/2026
Fitoi gjithçka, zbuloni Trajnerin e Vitit

Fitoi gjithçka, zbuloni Trajnerin e Vitit

26/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al