Sokol Feruni ka marrë sot zyrtarisht detyrën e drejtorit të ri të spitalit rajonal ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast merrte pjesë shefja e Zyrës Juridike në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe shefat e pavioneve të spitalit. Feruni fitoi konkursin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë. Gjatë pesë viteve të fundit ka qenë drejtues i OSHEE Gjirokastër. Spitali i Gjirokastrës përballet me shumë vështirësi. Përveç mungesës së mjekëve specialistë, ky spital ka nevojë urgjente edhe për restaurim.
©ArgjiroLajm.net